E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria "qeth" gjendjet civile

Keshilli i Ministrave vendosi te mbylle 52 zyra dhe te shkurtoje 17 punonjes te Sherbimit te Gjendjes Civile ne bashki dhe komuna te vendit. Ky ndryshim parashikon qe per njesi te qeverisjes vendore, me numer popullesie me te vogel se 3000 banore, zyra e gjendjes civile te mbyllet duke kaluar ne njesine me te afert administrative me te. Ky vendim vjen si rezultat i aktivitit te ulet funksional te ketyre zyrave, si dhe leshimi i certifikatave eshte ne shifra shume te ulta, duke bere qe keto zyra te mos punojne me eficence kohe te plote. Ndersa informatizimi i gjendjes civile eshte nje tjeter faktor qe ka sjelle mbylljen e ketyre zyrave, pasi per shkak te territorit ato nuk kane mundesi lidhje me rrjeti ose kerkojne investime te medha. Megjithate eshte e domosdoshme qe keto zyra nuk krijojne siguri fizike kriteret per bashkimin e zyrave. Ato te shkojne ne njesine me te afert administrative qe ka zyra qe do te mbyllet nga bashkimi i dy zyrave te ruhet ekuilibri numerik; te kene rruge komunikimi. Si pasoje e kesaj, do te mbyllen 52 zyrave te gjendjes civile ne shkalle vendi dhe pakesimin e 52 punonjesve te sherbimit te gjendjes civile, prej te cileve 35 nepunes do te transferohen ne zona me densitet te madh popullsie. E.Prendi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›