Dje pa viza drejt vendeve të BE-së, 1215 shtetas
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për një lëvizje normale dhe pa probleme
Gjatë ditës së djeshme, ka vijuar lëvizja e shtetasve shqiptare që kanë planifikuar të lëvizin drejt vendeve të BE-së me pasaportë biometrike, ka bërë të ditur dje zyrtarisht Policia e Shtetit.
Procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë ka vijuar normalisht pa probleme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar.
Nga mëngjesi i ditës së djeshme, në Pikat e Kalimit Kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 1215 shtetas shqiptarë.
Nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë numri i shtetasve që kanë udhëtuar me pasaportë biometrike deri në këto momente është 587, ndërkohë që nga autoritetet greke janë kthyer 43 shtetas.
Nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas me pasaportë biometrike kanë kaluar 310 shtetas.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 178 shtetas shqiptarë, ndërkohë që nga autoritetet greke janë kthyer 4 shtetas.
Përmes Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 22 shtetas.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat kanë kaluar 20 shtetas me pasaportë biometrike, ndërkohë që nga autoritetet greke janë kthyer 11 shtetas.
Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës, me pasaportë biometrike kanë kaluar 48 shtetas, ndërkohë që janë kthyer 12 shtetas.
Përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit Vlorë, me pasaportë biometrike kanë kaluar 47 shtetas shqiptarë, ndërkohë që janë kthyer 6 shtetas.
Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Sarandë kanë kaluar 3 shtetas me pasaportë biometrike.
Lëvizja e lirë, pa viza, e qytetarëve Shqiptarë vazhdon normalisht, me ritëm normal, në të gjitha vendet e zonës Shengen, bën të ditur më tej Policia e Shtetit
Nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit janë marrë të gjitha masat për një lëvizje normale dhe pa probleme të shtetasve shqiptarë.