Gjatë kësaj jave, Sllovenia do të ratifikojë marrëveshjen e Shqipërisë me NATO-n,

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer bisedon me Ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë, Ljubica Jelusiç
TIRANE – Gjatë kësaj jave priten disa lëvizje politike që do të mund të pasonin me mbajtjen e një seance parlamentare dhe shqyrtimin e miratimit të Protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO nga Parlamenti i Sllovenisë.
Lidhur me këtë proces, ministrja sllovene e Mbrojtjes, Ljubica Jelusiç bëri ët ditur se, “Sllovenia është në pritje të lëvizjeve politike që do të pasojnë me mbajtjen e një seance parlamentare dhe miratimin e protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO”.
Këtë deklarate ministrja Jelusiç e ka bërë pas një takimi që ajo zhvilloi në Bruksel me shefin e NATO-s, Jap de Hop Shefer. Ky takim është zhvilluar për shkak të mosmiratimit të protokollit të anëtarësimit të vendit tonë dhe Kroacisë në NATO nga ana e Parlamentit të Ljubjanës.
Pas këtij refuzimi javën e kaluar të Parlamentit slloven, janë ndërmarrë disa lëvizje të menjëhershme politike nga drejtuesit e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, ka thirrur në Bruksel për bisedime, Ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë, Ljubica Jelusiç.
Burimet zyrtare nga qeveria sllovene, kanë pohuar se takimi erdhi pasi Parlamenti në këtë vend, nuk miratoi Protokollin për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO para Samitit të pritshëm në Prill të këtij viti.
Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve sllovene, STA, pas takimit me Shefer, Jelusiç u shpreh se javën e ardhshme (këtë javë), janë në pritje disa lëvizje politike që siç ajo shprehu shpresën, do të mund të pasonin me mbajtjen e një seance parlamentare dhe shqyrtimin e miratimit të Protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Ministrja sllovene këto komente i bëri pas takimit që zhvilloi në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer.
Por ministrja Jelusiç nuk përjashtoi edhe një referendum për këtë çështje, pas kontestit kufitar që ka Sllovenia me Kroacinë.
Ndërkohë, Agjencia sllovene STA ka njoftuar se sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hop Shefer ka shprehur shqetësim për zhvillimet e reja lidhur me veton sllovene për protokollin e anëtarësimit.
Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj ka theksuar se Shefer vetëm ka pyetur ministren Jelusiç për ratifikimin dhe ajo i ka shpjeguar procedurën se si ecën.
“Por sekretari Shefer asnjëherë nuk do të komentojë proceset e brendshme në një shtet anëtar”, ka sqaruar Apaturaj.
Mosmiratimi i Protokollit është bërë për shkak të kontestimit kufitar midis Sllovenisë dhe Kroacisë, si dy ish-republika jugosllave dhe pas konflikteve të ashpra midis pozitës dhe opozitës.