E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama ta bëjë zemrën gur, të mos kopjojë programin e LSI-së”

PS-LSI akuza të ndërsjella për programin e bujqësisë TIRANE - Zgjerohet diapazoni i përplasjeve mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas akuzave të ashpra për buxhetet e njësive vendore, dje dy forcat kryesore të së majtës kanë akuzuar njëra-tjetrën për vjedhje të programit qeverisës. Konkretisht Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, duke iu referuar fjalimit më të fundit të kryesocialistit Edi Rama gjatë punimeve të Dialogut për Bujqësinë në Lushnjë, tha se kjo është një vjedhje e pastër e ideve të LSI-së. “Për veshët e shqiptarëve kjo çështje ka filluar kohë më parë, sepse prezantimin e parë publik e ka bërë LSI. Ju e kujtoni, sepse gjithçka u bë publike dhe prioritetet u paraqiten nga një grup ekspertësh dhe kryetari i LSI, Ilir Meta. Por, si duket nguti plagjiator, kopjues, që sapo një aktor politik bën një hap të madh përpara, përpiqen ta imitojnë nga prapa apo ta kopjojnë, ne këtë zell e kemi parë dhe pak orë pas asaj darke, kur njerëz që nuk kanë asnjë lidhje fare me procesin dolën dhe belbëzuan gjëra për këtë çështje. Programi ynë është dhe do të jetë shumë i qartë. Do t’ju lutemi të bëjmë zemrën gur dhe të mos vazhdojnë të kopjojnë në mënyrë kaq pa gusto dhe pa shije, sepse kjo është një gjë që u bën atyre dhe jo shqiptarëve. Ne kemi hedhur linjat kryesore të programit. Programi ynë është tashmë i mbaruar, drafti paraprak. Kemi mbajtur premtimin që do të kishin një program të gatshëm. Partia Socialiste ka folur për një program që do ta kishte gati që në shtator, që kur nuk mbahet mend, dhe duhet t’ju shpjegojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me të. Dhe ti japin fund ata dhe ca të tjerë, partira të reja që kanë lindur, që duan të lindin dhe janë në procesin e ngjizjes së tyre parapolitike shoqërore, që të prodhojnë ide e të mos vazhdojnë të gjallojnë mbi kopjimin e të tjerëve”, deklaroi Vasili. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, përmes Nënsekretarit për Programin Politik, Ervin Bushati. Ne kemi dy vjet që merremi me fshatin dhe Iliri ka një vit që merret me ne. E gjykojnë vetë njerëzit se kush e ka mendjen tek punët e Shqipërisë e kush  e ka mendjen tek punët e shtëpisë”- deklaroi Bushati.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›