Shumica e shqiptarëve besojnë se qeveria “Berisha” është transparente në raportet me BE-në

Sondazhi on-line i organizuar nga faqja zyrtare e Partisë Socialiste nxjerr gafil politikën e stërvjetër të Edvinit
TIRANE - Shumica e qytetarëve mendojnë se qeveria aktuale është transparente në lidhje me progres-raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe këtë nuk guxojnë që të shprehin edhe në sondazhet e organizuara nga vetë Partia Socialiste. Ndonëse zyrtarët e saj termin “mungesë transparence” e përdorin e njëherazi keqpërdorin shpeshherë në daljet e tyre publike duke iu referuar çështjeve të ndryshme që ngërthejnë në mënyrë direkt ose jo kabinetin qeveritar Berisha, në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të Partisë Socialiste, qytetarët kanë shprehur mendimin e tyre se, qeveria që është në pushtet ka qenë transparente në lidhje me Progres Raportin e KE-së për Shqipërinë.
Sondazhi i nisur në datën 30 mars të vitit 2008, e që ka vazhduar deri ditën e djeshme, ka arritur në përfundimin se, 51.3 për qind e votuesve mendojnë se qeveria ka qenë transparente, ndërkohë që 48.7 për qind mendojnë që ajo nuk ka qenë. Në faqen zyrtare të Partisë Socialiste, www.ps.al kanë votuar 517 qytetarë.
Pas publikimit nga mediat, ky sondazh u hoq dje nga web-siti zyrtar i Partisë Socialiste