Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave, janë miratuar edhe disa vendime "Për lirim dhe emërim në detyrë të prefektëve të Qarkut". Kështu, në mbështetje të nenit
Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave, janë miratuar edhe disa vendime "Për lirim dhe emërim në detyrë të prefektëve të Qarkut".
Kështu, në mbështetje të nenit 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, "Për prefektët", me propozimin e ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, Këshilli i Ministrave vendosi:
• Z.Besnik Dervishi emërohet prefekt i qarkut të Tiranës.
• Znj.Ingrid Shuli emërohet prefekt i qarkut të Durrësit.
• Z.Kol Malaj emërohet prefekt i qarkut të Shkodrës. Z.Kol Malaj lirohet nga detyra e prefektit të qarkut të Lezhës.
• Znj.Rajmonda Stefa emërohet prefekt i qarkut të Fierit.
• Z.Gjergj Rakaj emërohet prefekt i qarkut të Lezhës.
• Z.Artan Nelaj, prefekt i qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
• Z.Gëzim Agasi, prefekt i qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.