E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka pritur në takim të veçantë, ambasadorin Italian Masimo Jannuci. Zëvëndëskryeministri Dokle, në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Sot Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka pritur në takim të veçantë, ambasadorin Italian Masimo Jannuci.

Zëvëndëskryeministri Dokle, në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, i shprehu ambasadorit Italian Masimo Jannuci, falenderimet për kontributin dhe ndihmën e çmuar që po i jep Qeveria Italaine vendit tonë në procesin e Stabilizim-Asociimit me BE-në dhe për vazhdimin me ritme të përshpejtuara të reformave.

Zëvendëskryeministri Namik Dokle nënvizoi vendosmërinë e Qeverisë Shqiptare për të vazhduar reformat në të gjitha fushat. AI u ndal sidomos në angazhimin maksimal të Qeverisë Shqiptare për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet ilegale. Ai nënvizoi, se në këtë fazë të re të luftës ndaj trafikantëve, Qeveria po merr masat e nevojshme për një kuadër të plotë ligjor e masa operacionale dhe administrative si dhe është e vendosur të godasë pa asnjë hezitim trafikantët dhe të gjithë ata që kanë lidhje me krimin. Në këtë aspekt Z. Dokle u shpreh për forcimin e një bashkëpunimi edhe më efikas mes vendeve fqinjë në përballjen me sfidën e përbashkët të luftës kundër këtyre fenomeneve.

Ambasadori Italian Masimo Jannuci, nga ana e tij, u shpreh se Qeveria Italiane do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë Shqiptare në të gjitha drejtimet për të arritur standartet e kërkuar dhe stabilitetin e nevojshëm. Ai u shpreh për orjentimin e projekteve të Qeverisë Italiane në zonat që kanë më shumë probleme sociale me qëllim që të përmirësohet niveli i jetesës.

Zëvëndëskryeministri Namik Dokle, po sot ka pritur, në një takim të veçantë, Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Richard Jones

Zëvëndëskryeministri Namik Dokle i ka shprehur Ambasadorit të Britanisë së Madhe falenderimet e Qeverisë Shqiptare për bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve sidomos në kuadrin e hapave që ka hedhur Shqipëria në negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE.

Më pas Zëvedëskryeministri Dokle ka njohur Ambasadorin Richard Jones, me prioritetet e kabinetit të ri Qeverisës për thellimin e reformave duke nënvizuar se zbatimi i tyre është një garanci për zhvillimin e vendit dhe rritjen e standarteve. Z. Dokle e ka garantuar ambasadorin britanik se Qeveria Shqiptare është plotësisht e vendosur për ta çuar vendin përpara drejt zhvillimit dhe modernizimit.

Zëvedëskryeministri Dokle dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe kanë shprehur interesimin për të vazhduar bashkëpunimin për thellimin e reformave që e afrojnë Shqipërinë me standartet e zhvillimit Europian, për mundësitë e rritjes së investimeve Britanike në Shqipëri, sidomos në sektoret strategjikë të ekonomisë dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›