E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë qeverisjes së PD, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA njohën një dimension të ri, të shkëlqyer

25-07-2013 / Gazeta 55

Zëvendës-ndihmës/sekretari i DASH, Philip Reeker uron Lulzim Bashën për zgjedhjen në krye të PD

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker uroi dje Lulzim Bashën për zgjedhjen si Kryetari i ri i Partisë Demokratike. Reeker ka qenë ndër të parët që kanë uruar Bashën për zgjedhjen në krye të partisë më të madhe në vend. Zyrtari i DASH ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike njohën një dimension të ri. Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker është një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve politike në Shqipëri. Ai është takuar disa herë me Bashën si në Departamentin e Shtetit edhe në Tiranë. Mesazhe të shumta urimi, Kryetari i sapozgjedhur, Basha ka marrë nga shumë personalitete të larta brenda dhe jashtë vendit, nga përfaqësues të trupit diplomatik etj. Kryetari i ri i PD ka marrë mesazhe urimi edhe nga Kryetarët e Partive Aleate të Partisë Demokratike, nga Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, nga Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi etj. Mesazhe të veçanta urimi Basha ka marrë edhe nga liderët e Kosovës dhe Malit të Zi. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, njëherësh kryetar i partisë Forca e Re Domokratike, uroi Bashën për zgjedhjen në krye të PD, duke theksuar se, “Partia Demokratike me procesin e zgjedhjes së kryetarit me parimin “Një anëtar, një votë”, tregoi një proces transparent, civilizues dhe demokratik, kurse përzgjedhja Juaj për kryetar dëshmon një përkrahje të madhe nga anëtarët e PD-së ndaj punës, kontributit dhe suksesit tuaj të deritashëm në Partinë Demokratike”.
Arvizu: Me Bashën PD do të zhvillojë një opozitë të fortë/Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka uruar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike. Ai thotë se me Lulzim Bashën PD do të zhvillojë një opozitë të fortë. “Ne i urojmë gjithë të mirat. Mendoj se, që një demokraci të jetë funksionale, duhet të ketë një opozitë të fortë, sikurse në këtë rast, kur PD-ja do të jetë në opozitë. Disa njerëz kanë ngritur pikëpyetje se sa efektiv dhe transparent ishte procesi i votimit. Janë pikërisht këta njerëz, të cilët e kuptojnë më mirë procesin, se sa unë. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo përbën një çështje të brendshme të PD-së dhe janë ata, që duhen të merren me këto çështje të brendshme, në mënyrën që e gjykojnë të drejtë. Ne i urojmë zotit Basha fat. Me kënaqësi pres të punoj me të, sikurse edhe me zotin Olldashi”, tha Arvizu.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›