Në kuadrin e një turi të gjërë në disa zona të thella të vendit në Jug dhe Veri të gjendura në vështirësi si pasojë e reshje të dendura të dëborës dhe motit të ftohtë, zëvendëskr
Në kuadrin e një turi të gjërë në disa zona të thella të vendit në Jug dhe Veri të gjendura në vështirësi si pasojë e reshje të dendura të dëborës dhe motit të ftohtë, zëvendëskryeministri Dokle zhvilloi sot një vizitë në zonën e Lurës. Në këtë vizitë zotin Dokle e shoqeronte zëvendësministri i Pushtetit Lokal Paqësor Zeneli, prefekti i Dibrës Gjoni dhe nënprefekti i Mirditës. Zëvendëskryeministri Namik Dokle u takua me banorë kësaj zone dhe përfaqësues të pushtetit vendor atje, ku u njoh nga afër me shqetësimet e tyre dhe mori përgëzime për kujdesin e qeverisë shqiptare për këto zona.
Së pari zoti Dokle u taku me anëtarët e këshillit të komunës së Lurës, përfaqësues të të gjitha forcave politike në atë zonë dhe kryetarin e komunës së Lurës, zotin Hysni Buci. Të gjithë anëtarët e këshillit të kësaj komune falenderuan zotin Dokle për praninë e tij në këtë zonë të thellë dhe në një kohë të vështirë, si dhe qeverinë e Shqipërisë, e cila, sic theksuan atë, e ka hapur rrugën automobilistike që lidh këtë zonë shumë më shpejt se cdo herë tjetër, si dhe u është gjenduar atyre në të gjitha rastet e vështira që kanë patur si pasojë e kushteve të vështira të motit dhe thellësisë së zonës, vecanërisht në transportin e të sëmurëve në gjëndje të rëndë me helikopter.
Në fjalën e tij para anëtarëve të këshillit të komunës zëvendëskryeministri Namik Dokle vlerësoi bashkëpunimin e ngushte të të gjithë përfaqësuesve në këtë komunë në këto ditë të vështira dimri dhe tha se një gjë të tillë e ka konstatuar në shumë zona të Shqipërisë ku ka shkuar këto ditë, gjë që tregon shkallën e ndergjesimit për vlerën e bashkëpunimit që gjendet tek përfaqësuesit e pushtetit lokal. Qeveria vijoi më poshte zoti Dokle e ka patur në qender të vemendjes edhe komunën e Lurës, si shumë zona të thella të Shqipërisë, për të lehtësuar vështirësitë e motit të keq. Për Lurën qeveria akordoi 5 milionë lekë në vendimin e pare të saj për të përballuar vështirësitë e motit dhe në të dytin shtoi edhe dy të tjera për t`i përdorur në ndihme të familjeve më në nevojë dhe për hapjen e rrugëve që lidhin komunën me komuna të tjera dhe fshatrat e komunës suaj. Ne kemi sjellë edhe 13 ton ndihma në ushqime për komunën tuaj dhe sic po e shoh nga bashkëpunimi juaj ato do të ndahen jo vetëm në mënyrë të drejtë, por edhe do të shkojnë tek ato që janë më në nevojë.
Në këtë takim zoti Dokle mori shënim kerkesat e përfaqësuesve të popullit të kësaj zone per ndërlidhjen telefonike, pajisjen e komunës me një traktor që komuna të jetë në gjendje të hape vetë rrugën në cdo kohe, shtimin e kujdesit për pyjet duke gjetur rrugë ligjore në përputhje edhe me traditat e zonës, shtimin e ambjenteve të shkollës së mesme etj.
Zoti Dokle u interesua edhe për traditën e kësaj zonë në ruajtjen e pyjeve sipas një rregulli të vendosur nga vetë banoret, e cila sipas Z. Dokle, ndonëse është një traditë e hershme, mbetet e vlefshme edhe sot dhe theksoi se edhe ne kërkojmë t`i njohim këto rregulla që t`i kthejmë në ligje që të shërbejnë jo vetëm për këtë zonë.
Gjatë rrugës për në Lurë zoti Namik Dokle bëri edhe një vizitë në komunën e Selitës në rrethin e Mirditës, ku gjithashtu u prit nga kryetari i komunës dhe administrata e saj. Edhe këtu zoti zëvendëskryeministër u njoh për nga afër me shqetësimet e banorëve të kësaj komune, duke premtuar zgjidhjen e tyre në një kohë sa më të shpejtë dhe në përputhje me premtimet e qeverisë.