E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mbrëmje Kryeministri Fatos Nano me cilësinë edhe të Kryetarit të Jurisë së Konkursit Ndërkombëtar "Tirana një qytet Europian", në Hotel Sheraton, shpalli firmën fituese të kë

Sot në mbrëmje Kryeministri Fatos Nano me cilësinë edhe të Kryetarit të Jurisë së Konkursit Ndërkombëtar "Tirana një qytet Europian", në Hotel Sheraton, shpalli firmën fituese të këtij konkursi.
Në këtë ceremoni ishin të pranishme përfaqësues të Firmave pjesëmarrëse "Architecturë Studio'' Paris, të firmës gjermane, Bolles & Vilson si dhe asaj hollandeze ‘' Meccanno'', ministra të kabinetit qeveritar, përfaqsues të trupit diplomatik, përfaqësues të komuniteteve qytetare, akitektë e ndërtues si dhe dashamirës të zhvillimit të kryeqytetit.
Në fjalën e tij, ku Kryeministri Nano me cilësinë e Kryetarit të Jurisë së Konkursit Ndërkombëtar "Tirana një qytet Europian, shpalli firmën fituese të këtij konkursi, u shpreh:
Juria ndërkombëtare vendosi të çmojë si fituese të Konkursit për mastërplanin e qendrës së Tiranës studion që ju përqas zgjidhjes duke u nisur nga këndëvështrimi i përgjithshëm i Kryeqytetit dhe duke zbritur më pas deri në nivelin e seksioneve të përfshira në zonën e përcaktuar për konkurim për planin urbanistik të qendrës së Tiranës. Projekti fitues ruan një strukturë vitale për kryeqytetin që do t' i sigurojë Tiranës një vizion afatgjatë zhvillimi.

Juria zgjodhi një koncept zhvillimi urban dhe jo një maket arkitekturor përfundimtar. Prandaj juria kërkon për zbatimin e studimit fitues, vazhdimin e bashkëveprimit të mëtetejshëm midis urbanistëve dhe arkitektëve për t'a pasuruar projektin fitues me zgjidhje të përshtatshme për zona të ndryshme të planit urbanistik të qendrës së Tiranës.

Për këtë qëllim juria sugjeron që zgjidhja përfundimtare të mbajë parasysh këto kritere dhe terma reference.
1. Ruajtja e aksit qëndror të Kryeqytetit.
2. Ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kulturor dhe urban të Kryeqytetit.
3. Zhvillimi perspektiv i kryeqytetit edhe në qendrat të tjera përtej zonës së përfshirë në studim.
4. Ruajtja dhe pasurimi i mëtejshëm i parqeve dhe zonave të gjelbërta dhe rekreative.
5. Krijimin e lehtësirave optimale për trafikun dhe parkimin përreth qendrës. Ndërtimin në përspektivë të linjave të transportit publik, metro dhe tramvaj.

Juria fton, fituesit të përfundojnë projektin në një kohë optimale për t'a kthyer në një program zhvillimi dhe integrimi europian të kryeqytetit, të Shqipërisë.

Pra, fituesi është "Arkitekturë-Studio"-Paris.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›