Marrëveshjet që po nëshkruajmë sot, shënojnë konsolidimin e mardhënieve të qeverisë Shqiptare me Banken Botërore. Nënshkrimi i tyre në Tiranë, që ndodh për herë të parë, vjen si shpr
Marrëveshjet që po nëshkruajmë sot, shënojnë konsolidimin e mardhënieve të qeverisë Shqiptare me Banken Botërore. Nënshkrimi i tyre në Tiranë, që ndodh për herë të parë, vjen si shprehje e nivelit më të lartë të bashkëpunimit dhe partneritetit tonë me Bankën Botërore dhe njëherësh si dëshmi e faktit që reformat që po zhvillojmë, janë në rrugë të mbarë ede për shkak të asistencës aq vyer të BB.
Shuma prej 46 millionë dollarësh për të tri marrëveshjet është mbështetje buxhetore për shtetin shqiptar për financimin e projekteve në infrastrukturë, për projektet e punëve publike dhe për financimin e projekteve të Programit të Reduktimit të Varfërisë.
Marrëveshja e parë është një kredi prej 13 milionë dollarësh që do të përdoret si financim shtesë për Projektin e Mirëmbajtjes së Rrugëve, i cili sjell në vëmendje fillimisht u mbështet nga një kredi prej 17 milionë dollarësh. Me këtë kredi qeveria do të financojë projektet e programuara për investime që përmirësojnë rreth 1.000 km rrugë të rrjetit kombëtar si dhe rreth 1.000 km rrugë të rrjetit rural. Këto projekte synojnë të reduktojnë kostot e transportit për segmentët e rëndësishëm të rrjetit kryesor rrugor, si dhe do të synojë të pakësojë numrin e aksidenteve duke dhënë akses më të mirë për sherbimet bazë edhe në zonat rurale. Zbatimi i këtyre projekteve do të realizohet në bashkëpunim me kontributet dhe potencialet e sipërmarrjes private. Ky ëshët një hap tjetër i rëndësishëm që siguron përfshirjen gjithnjë e më të gjerë të sipërmarrjes së lirë shqiptare në progresin dhe rritjen e qëndrueshme që po realizojmë.
Marrëveshja e dytë është një kredi prej 15 milionë dollarësh për t'u përdorur për financimin e një Projekti të Dytë të Punëve të Komunitetit për Shqipërinë. Ky projekt mbështet mikroprojektet komunitare që përmirësojnë cilësinë e shërbimeve të infrastrukturës socialo-ekonomike dhe nxit zhvillimin institucional në nivel lokal. Projekti do të zbatohet në të gjithë vendin për një periudhë prej 4 vjet e gjysëm. Projekti është pjesë integrale e Programit Afatmesëm të Qeverisë shqiptare dhe e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Ekonomik dhe Social, prandaj do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e shërbimeve sociale dhe ekonomike, sidomos në zonat rurale, duke krijuar më shumë mundësi punësimi për kategoritë me të ardhura më të ulëta, dhe duke rritur pjesëmarrjen e komuniteteve në vendimmarrje, çka kontribuon në përmbushjen e reformës sonë të de/entralizimit.
Përfitoj nga rasti që të falenderoj, përveç Bankës Botërore, edhe Qeverinë Italiane si bashkëfinancuese të këtij projekti të rëndësishëm.
Marrëveshja e tretë është një kredi prej 18 milionë dollarësh që do të përdoret për financimin e projekteve prioritare në kuadrin e marrëveshjes PRSC2 (Poverty Reduction Supply Credit) dhe synon uljen e varfërisë përmes zhvillimit ekonomik. Kjo është kredia e dytë e kësaj natyre që do të lëvrohet në kuadrin e një marrëveshje me BB që përfshin edhe lëvrimin e një transhi të tretë financimesh në të ardhmen. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe reformave strukturore që janë në përputhje me SKZHES dhe mbështesin zbatimin e saj. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje sot tregon për stadin cilësisht të ri të reformave që qeveria e asistuar nga BB kanë ndërmarrë. Kredia parë e PRSC-1 (me vlerë 20 milionë dollarë) e miratuar qershorin e kaluar nga Banka Botërore ishte e fokusuar në hartimin e strategjive të zhvillimit dhe politikave ekonomike të qëndrueshme në kohë, integrale dhe të përfshira në një matricë ku harmonizohen më së miri programi i qeverisë si dhe prioritet afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit të vendit.
Ndër arritjet kryesore në kuadrin e SKZHES-se dhe programeve të PRSC-1 dhe 2 do të përmendja ruajtjen e nje stabiliteti të kënaqshëm makroekonomik, zbatimin me sukses progresiv të paketës së reformave të sistemit të pensioneve, fuqizimin e kapaciteteve për monitorimin dhe vlerësimin e programit të politikave, forcimin e procesit të administrimit të shpenzimeve publike, si edhe rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë financiare në administratën publike. Kredia PRSC-2 do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e SKZHES-në, tanimë të plotësuar me Raportin e përmirësuar te Ecurisë Vjetore, si dokumenti bazë i zhvillimit ekonomik të vendit në të ardhmen, duke qenë në të njëjtën kohë edhe garancia e mjaftueshme për të mbështetur integrimin tonë rajonal dhe atë europian.
Katër kolonat bazë të projektit të ri PRSC2 përfshijnë:
• Nxitjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat, duke përfshirë edhe masat që do të merren në lidhje me sektorin privat dhe zhvillimin rural;
• Fuqizimin e kapaciteteve për monitorimin dhe vlerësimin e programit të politikave të qeverisë përmes sondazheve të reja për të matur tendencat e standardeve të jetesës në Shqipëri dhe hartimin e programeve dhe objektivave të monitorimit në secilin prej sektorëve kyç social-ekonomik ve/anërisht në shëndetësi, arsim dhe zhvillim rural.
• Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale dhe efektivitetit të rrjetit të sigurimeve shoqërore përmes reformave që kanë si synim përmirësimin e cilësisë, aksesit dhe të plotësueshmërisë të shërbimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri;
• Përmirësimi i funksioneve kryesore publike dhe marrëdhënieve midis insititucioneve që nxisin rritjen . Masat e propozuara kanë si synim rritjen e transparencës së praktikave të administrimit të burimeve njerëzore dhe rritjen e përgjegjshmërisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Angazhimi i deritanishëm i Bankës Botërore që prej anëtarësimit të Shqipërisë në këtë institucion në vitin 1991 përfshin 51 projekte dhe një kontribut të përgjithshëm prej rreth 720 milionë dollarë. Kjo përfundimisht e bën BB një prej partnerëve financiarë më të rëndësishëm që mbështesin zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në komunitetin modern.
Me këto kredi qeveria shqiptare duke dëshmuar rritjen e aftësisë partneriale me institucione prestigjozë financiare të botës, do të nxisë më tej përfshirjen e Bankës Botërore në projektet e saj për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës në Shqipëri, programet e afatmesme të zhvillimit ekonomik dhe demokratizimin e mëtejshmëm të shoqërisë dhe institucioneve tona si faktorë përshpejtues të integrimit tonë në botën euroatlantike.
Faleminderit!