Shqiperia dhe Banka Boterore nenshkruan sot marreveshjet e tre kredive te Shoqates se Nderkombetare per Zhvillim (IDA) me nje shume totale prej 46 milione dollaresh amerikane: kredia e dyte per uljen

Shqiperia dhe Banka Boterore nenshkruan sot marreveshjet e tre kredive te Shoqates se Nderkombetare per Zhvillim (IDA) me nje shume totale prej 46 milione dollaresh amerikane: kredia e dyte per uljen e varferise, kredia suplementare e Projektit te mirembajtjes se rrugeve dhe kredia e projektit te dyte te puneve te komunitetit. Ne emer te Republikes se Shqiperise marreveshjetu nenshkruan nga Kryeministri Fatos Nano, Ministri i Financave Kastriot Islami dhe nga Drejtori i Fondit Shqiptar te Zhvillimit Maksim Mitrojorgji dhe ne emer te Bankes Boterore nga Perfaqesuesi i Perhershem i Bankes Boterore ne Shqiperi Eugen Scanteie. Ceremonia e nenshkrimit u mbajt ne Kryeministri ne pranine e anetareve te tjere te kabinetit si dhe te anetareve te grupit qe kane pergatitur projektet. Te tri projektet jane aprovuar muajin e kaluar nga Bordi i Drejtoreve te Bankes Boterore.
"Marrëveshjet që po nënshkruajmë sot, shënojnë konsolidimin e marrëdhënieve të Qeverisë Shqiptare me Bankën Botërore. Nënshkrimi i tyre në Tiranë, gjë që bëhet për herë të parë, është shprehje e nivelit më të lartë të bashkëpunimit dhe partneritetit me Bankën Botërore dhe njëherësh dëshmon se reformat që po zhvillojmë, me asistencën e vyer edhe të BB janë në rrugë të mbarë. Shumaprej 46 milionë dollarësh për të treja marrëveshjet është mbështetje buxhetore për shtetin shqiptar për financimin e projekteve në infrastrukturë, për projektet e punëve publike dhe për financimin e projekteve të Programit të Reduktimit të Varfërisë", tha Kryeministri Fatos Nano gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve.
"Kjo ngjarje flet per ecurine positive te Shqiperise dhe dialogun e shkelqyer midis qeverise shqiptare dhe Bankes Boterore, si dhe shpreh vleresimin e angazhimit te shume shqiptareve te perkushtuar qe zbatojne me sukses programet qe mbeshtesim ne", tha ne fjalen e pershendetjes z. Eugen Scanteie, Perfaqesues i Perhershem i Bankes ne Shqiperi.
Kredia prej 18 milione dollaresh amerikane per uljen e varferise eshte e dyta ne serine e kredive qe ofrojne mbeshtetje per Strategjine Kombetare te Zhvillimit Social dhe Ekonomik (SKZHES). Ky program ka kater objektiva kryesore: (1) nxitjen e zhvillimit ekonomik te qendrueshem dhe mbeshtetjen e zhvillimit te sektorit privat; (2) forcimin e kapaciteteve per monitorimin dhe vleresimin e programit te politikave; (3) permiresimin e ofrimit te sherbimeve te rrjetit te sigurimeve shoqerore; dhe (4) permiresimin e funksioneve thelbesore te sektorit public dhe marredhenieve institucionale. Zbatimi i suksesshem i strategjise kombetare (SKZHES) i mbeshtetur nga program i PRSC i kredive per pakesimin e varferise do ta konsolidoje progresin e Shqiperise drejt nje zhvillimi te qendrueshem. Do te permiresohen standardet e jeteses per shqiptaret, do te permiresohet mjedisi per biznesin, sherbimet shendetesore dhe arsimin, qeverisjen dhe ne fusha te tjera. Nepermjet ketij programi pritet nje ulje te shkalles se varferise nga 25,4% ne vitin 2001 ne 19,4% deri ne vitin 2006, zhvillim i qendrueshem ekonomik prej 5% ne vit, inflacion i ulet prej 3% ne vit dhe permiresim i balancave fiskale dhe llogarive korente.
Kredia e dyte e nenshkruar prej 13 milione dollaresh amerikane eshte suplementare per Projektin e Mirembajtjes se Rrugeve dhe do te permiresoje infrastrukturen e rrugeve, gjendja e keqe e te cilave pengon rritjen ekonomike te vendit dhe perpjekjet per pakesimin e varferise. Me ane te ketij projekti do te permiresohen dhe mirembahen rreth 2,000 km rruge nacionale dhe rurale, ura si dhe do te permiresohet siguria e trafikut.
Kredia e trete e nenshkruar sot per Punet e Komunitetit eshte 15 milione dollare amerikane dhe mbeshtetet ne nje bashkepunim te gjate te Bankes Boterore me Fondin Shqiptar te Zhvillimit, i nisur per nje varg projektesh qysh ne vitin 1993. Ky projekt mbeshtetet gjithashtu ne kapacitetet e shfaqura te te Fondit shqiptar te zhvillimit ne mbeshtetje te sektorit privat si mjet per nxitjen e zhvillimit rural dhe permiresimin e infrastruktures. Ky projekt do te mbeshtese dhe financoje rreth 200 mikroprojekte qe do te permiresojne infrastrukturen lokale te komunave; nga keto rreth 120 projekte do te jene ne zonat rurale. Me konkretisht kjo kredi do te financoje rruge rurale dhe suburbane, ujesjelles, kanalizime, ndricime, pasarela dhe ura ne zonat rurale, tregje, qendra shendetesore, shkolla, qendra per sherbime sociale, qendra kulturore, parqe, etj. Ne disa raste do te financohen sherbime sociale per femije, te rinj, te moshuar dhe grupe te tjera te popullsise.