E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjelat fryjnë gjoksin! Franca mposht Ukrainën

UKRAINˠ   0

FRANCˠ      2

Shënues: Menez 53, Kabaje 56

Ukraina: Pjatov, Gusev, Mikhalik, Khaçeridi, Selin, Timoshuk, Voronin (Deviç 46), Jarmolenko (Aliev 68), Nazarenko (Milevskij 60), Konopljanka, Shevçenko. Trajner: Bllohin.

Franca: Loris, Debushi, Rami, Mekses, Klishi, A. Diarra, Menez (Martin 73), Nasri, Kabaje (MVila 68) Riberi, Benzema (Zhirud 75). Trajner: Blank.

Gjyqtar: B. Kuipers (Holandë)

Kartonë të verdhë: Selin, Timoshuk / Menez, Debushi, Mekses.

 

Statistikat

UKRAINE    FRANCE

0          gola     2

7          goditje            15

1          goditje në kuadrat    11

6          goditje jasht렠          4

19        goditje dënimi           9

5          goditje nga këndi      6

2          pozicione jashtë loje           3

2          kartonë të verdh렠   3

0          kartonë të kuq           0

48%    qarkullimi i topit      52%

Përgatiti: Admir Gremi

Në ndeshjen e ndërprerë përreth një orë, si pasojë e shiut, blutë e Blankut shënojnë dy herë në pjesën e dytë dhe likudojnë ekipin vendas

Franca lëshon 2 gjuajtje, mposht të zotët e shtëpisë, Ukrainën, e cila shpresonte në kalimin e turit, dhe vendoset në krye te grupit D. Skuadra e Blank dominon gjatë gjithë 90 minutëshit: në pjesën e parë peshojnë shumë rastet e humbura (nga Menez mbi të gjithë), të cilat shfrytëzohen njëri pas tjetrit me fillimin e së dytës.

Ukraina provon të përgjigjet, me Shevçenkon mbi të gjithë, por hendeku teknik është i dukshëm. Tashmë, Bllohin duhet të bëjë gjithçka në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë.

Shtyrja – Trajneri i Ukrainës zbriti në fushë të njëjtën 11-she që fitoi 2-1 me Suedinë, me një zhvendosje teknike: Voronin luan si mesfushor shkatërrues përkrah Timoshuk, me Nazarenkon më të avancuar, në mbështetje të Shevçenkos.

Përkundrazi, ka patur dy ndryshime te Franca, në krahasim me atë ekip që barazoi me Anglinë: në të majtë të mbrojtjes ishte Klishi dhe jo Evra, ndërsa në sulm, Menez merr vendin e Maludasë.

Loja nis mes bubullimave, rrufeve, erës dhe shiut të rrëmbyeshëm: në minutën e 5-të, pas daljeve të para të rrezikshme të të dy portierëve, holandezi Kuipers ndalon lojën dhe i dërgon të gjithë në dhomat e zhveshjes. Nis gjithçka nga e para rreth 1 orë më pas.

Pozicioni jashtë loje – Terreni ishte drenazhuar dhe dukej në kushte perfekte. Siç pritej, ishte Franca ajo që bëri volumin më të madh të lojës. Skuadra e Blank zotëron topin dhe ka një skemë të qartë: zotëruesi i topit vihet në kërkim të thellësisë, zakonisht për të gjetur Benzemanë.

Pastaj kthen topin me shpejtësi dhe gjen të çarën drejt njërit prej dy anësorëve të sulmit. Ky lloj aplikimi u duk pothuajse perfekt në minutën e 17-të: Riberi niset me shpejtësi nga krahu, mbështetet te Benzema që ia rikthen topin, kalon pothuajse gjithë vijën anësore dhe sheh futjen e Menez në krahun tjetër.

Ish-romanisti gjendet në pozicion, por me të drejtë ngrihet flamuri i asistentit të Kuipers. Një nga problemet e Francës është fakti që vuan shumë në rikuperimin e topit kur ai gjendet në zotërim të kundërshtarëve.

Diarra dhe Kabaje vrapojnë shpesh herë bosh, sepse mungon mbështetja e 3 mesfushorëve sulmues. Në pjesën e parë, zotërimi i topit për francezët është vetëm 55%.

Rastet – Shanset më të mira të ndeshjes kanë qenë të gjitha të Les Bleus. Menez gabon në 2 raste. Një në minutën e 26-të, kur Riberi i vjedh topin Nazarenkos dhe ish-sulmuesi i Romës godet lartë; tjetrin 3 minuta më pas, kur pas një tjetër asisti të Riberisë, godet në trupin e Pjatov, një gjuajtje që ngjasonte me një penallti në lëvizje. Pjesa e parë katastrofike e Menez është kompletuar nga një karton i verdhë në të 40-n dhe nga një ndërhyrje e panevojshme në të 45-n, teksa Kuipers duket se e fal.

Rasti tjetër i mirë për francezët ka qenë në dorë të Mekses, me kokë, por Pjatov përgjigjet mjeshtërisht. Ndërsa për Ukrainën, rasti kryesor mban emrin e Shevçenkos: ndal topin dhe godet fuqishëm në shtyllën e parë, por vetëm nxeh duart e Loris.

Një dhe dy – Në pjesën e dytë Bllohin kryen një zëvendësim: jashtë Voronin i lodhur, në fushë Deviç. Ndërsa Blank nuk heq dorë nga irrituesi Menez, duke i dhënë më shumë besim. Madje vepron mirë, pasi në minutën e 53-të, Zheremi gjen rrugën e rrjetës duke kaluar në avantazh Francën.

Aksioni është i zakonshëm: Riberi pason për Benzemanë, topi rikthehet te Menez, i cili futet në krahun e majtë dhe mposht Pjatovin në shtyllën e parë. 3 minuta më pas vjen dyfishimi: një tjetër pasim i Benzemasë, i cili këtë herë sheh futjen e Kabaje: e majtë e kryqëzuar dhe 2-0.

Në këtë pikë, ndeshja për Francën duket e gjitha në zbritje. Tentativat e Ukrainës dukeshin pothuajse të dëshpëruara dhe asnjëherë të rrezikshme. I vetmi përjashtim, e djathta nga distanca e Shevës, që shpërdoron kthesën.

Gjelat ruajnë zotërimin e topit, godasin shtyllën me anë të Kabaje, me të djathtën, dhe çlodhin Menezin e Benzemanë (në vend të të cilit futet golashënuesi më i mirë i Ligës 1, Oliver Zhirud). Pengesa e fundit para çerekfinaleve është Suedia e Ibrahimoviçit.

Bllohin sponsorizon Francën: Janë favoritë për titullin

Trajneri i Ukrainës, Oleg Bllohin, nuk gjeti asnjë justifikim për humbjen 2-0 ndaj Francës, në ndeshjen e luajtur në Donjeck. Menez dhe Kabaje shënuan golat për blutë në një ndeshje që u ndërpre për thuajse një orë, si pasojë e shiut.

Kushtet janë të njëjta për të dyja ekipet. Por nëse lojtarët e Francës janë më të aftë se ne në përshtatjen me situatat, atëherë meritojnë fitoren. Franca është një nga ekipet më të forta të botës dhe favorite për Europiani. Jam i bindur për këtë, – tha Bllohin. – Në pjesën e dytë ata ishim më mirë se ne dhe kjo bërë diferencën.

Në ndeshjen e fundit, Ukraina duhet të fitojë ndaj Anglisë që të kualifikohet për në çerekfinalet e Europanit që po luhet në shtëpinë e saj. Çfarë mund të bëjmë tjetër? Do të luajmë ndaj Anglisë një ndeshje futbolli që zgjat 90 minuta dhe ku mund të ndodhë gjithçka, – përfundoi Bllohin.

Blank: Bravo Menez, fitore e merituar

Gjelat ndalin një agjërim gjashtë-vjeçar. Franca nuk fitoi asnjë ndeshje në Euro 2008 dhe në Kupën e Botës 2010

Trajneri i Francës, Loren Blank, ka përgëzuar paraqitjen e Zheremi Menez në fitoren 2-0 që skuadra e tij arriti ndaj Ukrainës vendase. Mesfushori i Paris Sën Zhermenit u aktivizua si titullar në vend të Florent Maludasë, i cili zhgënjeu në ndeshjen e parë të barazuar ndaj Anglisë.

Fitorja e djeshme i ngjit gjelat në krye të Grupit D, teksa trajneri Blank përgëzon autorin e golit të parë. Ne e analizuam shumë mirë Ukrainën dhe kuptuam që ata lënë hapësira prapa, – tha Blanku. – Atyre i pëlqen të luajnë futboll dhe kësisoj mendojnë më shumë të sulmojnë.

Ne duhet të bazoheshim te lojtarët tanë më të shpejtë dhe Zheremi është një prej tyre. Ne e dimë që ai është një futbollist shumë i aftë dhe për më tepër ka fituar eksperiencë ndërkombëtare. E shfrytëzoi shumë mirë mundësinë që i dhashë dhe i tregoi të gjitha aftësitë e tij. Ishte një paraqitje mbresëlënëse prej tij.

Fitorja e djeshme ishte e para për Francën në gjashtë vitet e fundit në veprimtaritë e mëdha. Gjelat e mbyllën Euro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›