E Diel, 1 Nëntor 2026

Çekia dhe Greqia në çerekfinale, Rusi-Poloni europiani vijon në TV

GRUPI A

GREQI – Rusi 1-0

ÇEKI – Poloni 1-0

1. ÇEKIA 3 2 0 1 4:5 6    
2. GREQIA 3 1 1 1 3:3 4    
3. Rusia 3 1 1 1 5:3 4    
4. Polonia 3 0 2 1 2:3 2    

Greqia me një gol të Jorgo Karagunis ringjallet duke u kualifikuar për në ççerekfinalet e EURO 2012-ës, ndërsa rusët zhgënjejnë kur spritej dhe me këtë humbje marrin valixhet dhe nesër nisën për shtëpi. Në këtë takim të tretë në grup A Greqia vinte si e fundit me një pikë, ndërsa rusët ishin të parët. Por në fund është Greqia, që tregoi shpirt dhe dëshirë për të vijuar, që me këtë kualifikim të papritur janë në vazhdën e EURO 2004. Goli i suksesit për Greqinë u shënua nga kapiteni Karagunis në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Rusia e niste me fitore bindëse grupin, pasi fituan 4-1 me Çekinë, por fundi ishte katastrofal për rusët, që tani evropianin do ta ndjekin nga ekrani i televizorit. Greqia dhe Rusia e mbyllën grupin në të njëjtën kuotë pikësh, 4, por vijojnë grekët, pasi merret parasysh ndeshja direkte.

Greqi – Rusi 1-0
Greqia (4-2-3-1): Sifakis 6; Torosidis 6,5, S.Papastathopoulos 6,5, K.Papadopoulos 7, Tzavellas 6,5; Katsouranis 6, Maniatis 6; Salpingidis 6 (Ninis 83), Karagounis 7 (67′ Makos  6), Samaras 6,5; Gekas 5,5 (63 Holebas 6). A disposizione: Tzorvas, Mazelas, Fetfatzidis, Fotakis, Fortounis, Liberopoulos, Mitroglou. Ct: Santos 6,5
Rusia (4-3-3): Malafeev 6; Anyukov 5,5 (80 Izmailov ), Berezutsky 6, Ignashevich 4, Zhirkov 6; Shirokov 6, Denisov 6, Glushakov 5 (72Pogrebnyak 5,5); Dzagoev 5, Kerzhakov 5 (46 Pavlyuchenko 5), Arshavin 5,5. A disposizione: Akinfeev, Shunin, Sharonov, Granat, Nababkin, Semshov, Kombarov. Ct: Advocaat 5
Arbitro: Eriksson (SVE)
Gola: Karagunis 45+1′
Kartone te verdhe: Karagounis, Holebas (G), Anyukov, Zhirkov, Dzagoev, Pogrebnyak (R)

Republika Çeke ishte skuadra që i bëri hyrjen më të dobët EURO 2012, por duke thyer çdo parashikim, çekët e mbyllin Grupin A të parët me 6 pikë. Çekia ka fituar 1-0 ndaj vendasve të Polonisë, ku goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Jiraçek në minutën e 72-të. Padyshim këto ndeshje të treta në Grupin A kanë dhen një përfundim që pakkush e mendonte se do të dilte i tillë, para shartimit të ndeshjeve të treta. Çekia si e para dhe Greqia janë çerekfinalistet e para të EURO 2012

Çeki -Poloni 1-0

Republika Çeke (4-2-3-1): Cech 6; Gebre Selassie 6,5, Kadlec 7, Sivok 6,5, Limbersky 6,5; Plasil 5,5, Hubschmann 7; Jiracek 7,5 (84 Rajtoral sv), Kolar 6, Pilar 7 (88 Rezek ); Baros 6 (91 Pekhart ). A disp.: Lastuvka, Drobny, Suchy, Hubnik, Necid, Rosicky, Pertzela, Lafata, Darida. C.T. Bilek.

Polonia (4-2-3-1): Tyton 6; Piszczek 5, Wasilewski 5,5, Perquis 6, Boenisch 5,5; Dudka 5, Polanski 5 (56 Grosicki 5,5); Blaczykowsky 6,5, Obraniak 5 (72 Brozak 5,5); Murawski 5,5 (74 Mierzejewski 5); Lewandowski 6. A disp.: Szczesny, Sandomierski, Wojtowiak, Kaminski, Rybus, Matusczyk, Wawrzyniak, Sobiek, Wolski. C.T.: Smuda.

Arbitro: Thomson (Scozia)

Gola:Jiracek 72′

Kartone te verdhe: Limbersky (RC), Murawski (P), Polanski (P), Wasilewski (P), Pekhart (RC)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›