Shkodër, ndërtimorja shkel vendimin e gjykatës, prishet banesa për rrugën
>Zgjatja e problemit të përfundimit të rrugës në rikonstruksion Isuf Sokoli për shkak të shpronësimeve dhe banesave të paprishura, ka sjellë edhe konfrontimin e parë të dhunshëm mes Inspektoratit të Policisë së Ndërtimit dhe policisë në njërën anë, dhe banorëve të shtëpisë në anën tjetër. Fadroma dhe policët janë ndaluar nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar të drejtën e tyre për banim të përkohshëm dhe për zbatim të ligjit. Kanë qenë dy shtëpi në shënjestër për tu prishur, të cilat në fakt pengonin vazhdimin e punimeve, por banorët kanë bërë të ditur pretendimet e tyre, përpara inspektoratit.
Nën debate dhe tension pa fun, policia ka shoqëruar me forcë disa banorë të shtëpive, të cilët kanë kundërshtuar ashpër prishjen e shtëpive të tyre. Banorët kanë kërkuar zbatimin e një vendimi gjykate, i cili pezullonte veprimin e inspektoratit të ndërtimit. Disa prej familjarëve kanë tentuar të ngujohen në shtëpinë e tyre për tu varrosur gjatë shembjes, por policia i ka nxjerrë me forcë dhe i ka shoqëruar me mjetet e saj në komisariat. Me dokumente gjykate në dorë, familjarët deklaruan se policia dhe ndërtimorët nuk kanë respektuar vendimin e gjykatës, duke dalë kundër saj. Selvije Curri, banore e njërës prej shtëpive ka thënë se nuk ka dalë VKM-ja dhe nuk është bërë asnjë lloj shpronësimi për këto shtëpi, kurse me vendim gjykate është pezulluar çdo lloj vendimii i deriatëhershëm e në këtë rast nuk duhej bërë asnjë veprim, sipas së cilës ata që po u prishin shtëpitë nuk po zbatojnë vendimet e gjykatës dhe janë krejtësisht të paligjshëm. Ne jemi për ligjin dhe zbatimin e tij, por edhe të tjerët që kanë një vit që vijnë e bëjnë presione duke na urdhëruar të dalim jashtë, duke mos kryer procese shpronësimi. Nuk kemi marrë asnjë lekë e nuk dimë se ku të strehohemi, është shprehur më tej Curri. Por pas gjithë debateve dhe tensioneve, shtëpitë janë rrafshuar, ndërsa banorët kanë mbetur jashtë bashkë me orenditë dhe plaçkat e tyre.