E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjen vdekjen ne aksident burri i paidentifikuar, arrestohet i dyshuari

Fier, 30 mars 12:58 NOA – Një burrë në moshë rreth 60 vjeç, ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor, kurse policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Viktima është një burrë ende i paidentifikuar që besohet të jetë banor i Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 19.30 në rrugën “Kryengritja e Fierit”.

Policia tha se automjeti me targa FR 5613 C që drejtohej nga 43 vjeçari Tomor Sinani ka qenë duke përshkuar rrugën kryesore të lagjes kur ka përfshirë nën rrota një kalimtar.

I ndjeri, ishte duke ecur në anë të rrugës, kur pësoi fundin tragjik. Nga hetimet e para, policia dyshon se aksidenti erdhi kur drejtuesi i automjetit, për të shmangur një gropë ka humbur kontrollin e timonit dhe ka goditur kalimtarin.

Pas dërgimit të trupit në morgun e spitalit rajonal Fier, policia tha se nuk gjeti mjete identifikimi dhe po punon për të zbardhur identitetin e të ndjerit.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka ndaluar 43-vjeçarin Tomor Sinani të cilin e akuzon paraprakisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

e.b/n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›