E Diel, 1 Nëntor 2026

Tokat bujqësore, si merret akti i ri i pronësisë

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për procedurat e krijimit të akteve të reja të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si rezultat i korrigjimeve

TIRANE- Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për procedurat e krijimit të akteve të reja të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si rezultat i korrigjimeve. Çdo qytetar, që kërkon të fitojë aktin e ri të pronësisë, ka të drejtë që të paraqitet pranë komisioneve vendore, i pajisur me dokumentacionin e mirëpërcaktuar në vendimin e përgatitur nga Këshilli i Ministrave plot dy muaj më parë, por që ka hyrë në fuqi vetëm së fundmi.

Në rastet kur ka ankesa dhe qytetari kërkon të korrigjojë aktin e marrjes së tokës në pronësi, atëherë ai duhet të paraqesë pranë komisionit vendor: a) kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi; b) certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes bujqësore ose individi, në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi; c) aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me planvendosjen e ngastrës/ngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës; ç) planvendosjen e ngastrës/ngastrave, që qytetari, sipas informacionit që ka, pretendon se është i pandarë, të hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar; d) vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativave bujqësore më 1.8.1991, ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, më 1.10.1992.

Për këtë arsye, qytetari duhet të depozitojë shkresën nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës, për këtë fakt.

Pas depozitimit të dokumentacionit, është detyra e komisioneve vendore, të cilët duhet të bashkërendojnë punën me ato institucione, veprimtaria e të cilëve lidhet me lëshimin e "Aktit të ri të Marrjes së tokës në pronësi", siç janë komunat/bashkitë, zyrat e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Pas këtij procesi, Komisioni Vendor plotëson në katër kopje origjinale aktin e ri të marrjes së tokës në pronësi.

Akti i ri i marrjes së tokës në pronësi dhe planvendosja, duhet të nënshkruhen nga përgjegjësi i seksionit të administrimit dhe mbi nënshkrim vendoset vula e këshillit të qarkut.


Pranë komisionit vendor, qytetari paraqet:


a) Kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi;


b) Certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi, në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më:


- 1.8.1991, për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore;


- 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore.


c) Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me planvendosjen e ngastrës/ngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës;


ç) Planvendosjen e ngastrës/ave, që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar;


d) Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore, më 1.8.1991 ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, më 1.10.1992.


Për këtë, qytetari duhet të depozitojë shkresën, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës, për këtë fakt.

Nëse, sipas informacioneve të mësipërme, nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë, pranë komisionit vendor, çdo dokument, që vërteton faktin e mësipërm.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›