Gjenden 16 trupa dhe një mbetje avioni
Marina braziliane ka përhapur fotot e para të një prej mbetjeve të avionit të rrëzuar, të gjetur gjatë ditës së djeshme në Atlantik. Në foto duket bishti ku shkruhet me blu ‘Air France’ në një sfond të bardhë. Ndërkohë një anije ushtarake franceze ‘Ventose’, ka gjetur një trup në brigjet e Brazilit. Deri tani janë mbledhur trupat e 16 viktimave, jo 17 siç u tha në një njoftim më herët gjatë ditës së djeshme. Në kërkimet për mbetjet e avionit që ra mbi Atlantik me 228 njerëz në bord janë përfshirë 14 avionë dhe shumë anije, dhe të mërkurën pritet të bashkohet nëndetësja nukleare franceze “Emeraude”. Ndërkohë hetimet janë përqendruar në funksionimin e keq të sensorëve që matin shpejtësinë, pasi mund të kishin ngrirë. Kështu ka deklaruar nënsekretari i Transporteve franceze, Dominque Buss-ereau, i cili tha dje se “ka situata në Airbus, e mbase edhe avionë të tjerë të mëdhenj, ku këta tuba nuk kanë mundur të matin shpejtësinë në zona të lagështa me presion të ulët, zona turbulence”.