E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista U21, Shqipëri – Gjeorgji



Shpresa e Shqipërisë do të përballet në një miqësore me Gjeorgjinë U-21, po më 10 qershor (“Ruzhdi Bizhuta”, ora 17:00). Katër ndeshje ofrojnë statistikat kundër mysafirëve nga Europa e largët lindore.
Edhe këtu bilanci flet dukshëm për Gjeorgjinë: 3 fitore, të tyre kundër 1 të Shqipërisë. Golaverazhi i përgjithshëm 5-6.
Vetëm tre lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja ka në listën e trajnerit Artan Bushati: mbrojtësi Ditmar Bicaj (Belasica Petrich, Bullgari), sulmuesi Enco Malindi (Spartak Varna, Bullgari) dhe sulmuesi kosovar Ahmed Januzi (Vorskla Poltava, Ukrainë).
Nga kampionati shqiptar “sundon” Flamurtari me pesë lojtarë. Partizani dhe Elbasani (dy skuadra të rëna në Kategorinë e parë) kanë nga respektivisht nga tre dhe dy lojtarë secili.
Në dy ndeshjet e fundit zyrtare të Kombëtares sonë U-21, Shqipëria humbi me homologët skocezë :0-1 në Elbasan dhe 5-2 në Falkirk.

ISTA E SHPRESAVE

Shpetim Moçka (Flamurtari)
Ibrahim Bejtja (Lushnja)
Ditmar Bicaj (Belasica Petrich)
Renato Malotaj (Partizani)
Polizoi Arbri (Bylis)
Franc Veliu (Flamurtari)
Sabien Lilaj (Tirana)
Enco Malindi (Spartak Varna)
Vilfor Hysa (Teuta)
Ahmed Januzi (Vorskla Poltava)
Erando Karabeci (Partizani)
Orges Gava (Elbasani)
Ganiol Kaçuli (Elbasani)
Klodian Semina (Vllaznia)
Sokol Çikalleshi (Besa)
Ardit Shehaj (Flamurtari)
Jozef Thana (Teuta)
Indrit Hithi (Partizani)
Hair Zeqiri (Flamurtari)
Elhan Galica (Flamurtari)

9 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›