“Histori dashurie” formati i munguar i televizioneve shqiptare
Emisioni më i ri shfaqet në orën 21.00, ekskluzivisht në valët e Vizion Plus
“Histori Dashurie” titullohet formati i munguar i ekraneve shqiptare. Shtrirja e këtij formati përgjatë transmetimit në 8 javë do të sjellë për publikun jo vetëm historitë e dashurisë dhe kronikat romantike, por gjithashtu, edhe copëza nga jeta e shumë personazheve të njohura publike apo protagonistëve të momentit.
Programi do të transmetohet në Vizion Plus, një televizion që do të mundësojë ndjekjen e programit jo vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Përmes transmetimit satelitor, ky program do të mund të ndiqet nga të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Europë, ShBA dhe Kanada. “Histori dashurie” është një program i trajtuar dhe konceptuar me kujdes në të gjitha komponentet e tij teknike dhe artistike, nga një staf profesionistesh. Komunikimi i tij me publikun shqiptar do të jetë në një tjetër nivel, të panjohur deri më sot në tregun mediatik, duke nisur që nga fokusi i tij kryesor, mënyra profesionale dhe gazetareske e trajtimit të tij, ngarkesa emocionale dhe elementet e pasura artistike të spektaklit të tillë si muzika e baleti. Përmes trajtimit të historive të vërteta të dashurisë (që përfundojnë në kurorëzimin e martesës, që nga lindja e ndjenjave përmes komunikimit on-line si edhe një varietet i gjerë eventesh, të cilët përmbushin kuadrin e plotë të subjektit më të bukur dhe më të ndjekur në tregun mediatik të programeve), ky produkt garanton mesazhe edukative, paqeje, faljeje, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Në këtë format merr një rëndësi të veçantë edhe trajtimi i pjesës teknike të shfaqjes. Ai do të organizohet në mënyrë profesionale teknike, të kuruar në çdo detaj, ku përfshihen grafikat, figura, audio, efektet speciale, ndriçimi etj. Gjithçka është e garantuar nga një staf i përkushtuar dhe profesionist.
9 Qershor 2009