Kombëtarja, pas “ferrit” portugez, në kërkim të “parajsës” me Gjeorgjinë
Kuqezinjtë kanë shansin kundër gjeorgjianëve të rehabilitojnë imazhin. Kuzhe është trajneri i katërt i Kombëtares dhe i dyti i huaj kundër tyre
Dash Frashëri - Pas humbjes dinjitoze me Portugalinë (1-2), me një gol në minutat shtesë (Alvez në të 93’), Shqipëria (në një version “Junior”) do të luajë kundër Gjeorgjisë (të mërkurën, 10 qershor, 19:00) miqësoren e parë nën drejtimin e teknikut Josip Kuzhe.
Një takim ku kroati do të ketë lirinë e plotë për të eksperimentuar, duke filluar që nga porta (në vend të Hidit do të luajë Ujkani), mesfusha (Hyka dhe Bylykbashi në vend të Skelës e Duros) e deri të vija e parë (Kapllani e Berisha në vend të Bogdanit e Salihit).
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbeti i kënaqur nga performanca e lojtarëve kundër Ronaldos e kompani, ashtu si në mjedise konfidenciale, pohoi se trajneri Josip Kuzhe, me atë që tregoi në drejtimin e skuadrës kishte bërë një punë profesionale në vetëm pak ditë.
Edhe pse Kombëtarja shqiptare përjetoi humbjen e tretë rresht në eliminatoret e Botërorit 2010 (me Hungarinë, Danimarkën e Portugalinë, dy në shtëpi e një në transfertë) dhe të katërtën në tetë ndeshjet e zhvilluara (përfshirë dhe atë me Hungarinë në Budapest), gjithsesi dha sinjale se është në rrugën e duhur për të mbyllyr me seriozitet fushatën kualifikuese të Kupës së Botës, për të nisur përgatitjet për atë të Euro 2012, që siç tha edhe Kuzhe, është i gatshëm të punojë për të ndërtuar një skuadër finaliste të Europianit të Ukrainës e Polonisë.
Shqipëria vetëm katër ditë pas ballafaqimit zyrtar me Portugalinë (1-2) do të presë po në “Qemal Stafa” në një ndeshje miqësore Gjeorgjinë (10 qershor, ora 19:00), një kundërshtar shumë i njohur për vendin tonë, ndaj së cilës do të zhvillojmë sfidën e 11 historike midis dy vendeve, ku përfshihen ato zyrtare, miqësore dhe turne ndërkombëtarë, por që fatkeqësisht kemi bilanc negativ, 3 fitore tonat kundrejt 6 të gjeorgjianëve (një barazim).
HISTORI
Takimi i parë është luajtur gati 15 vjet më parë, më 14 dhjetor 1994, një ndeshje e humbur 0-1 në “Qemal Stafa” dhe i vlefshëm eliminatoret e Kampionatit Europian 1996. Trajneri i përfaqësueses sonë ishte në atë takim Neptun Bajko, ashtu si katër muaj më pas në Tbilis, ku humbëm 2-0.
Statistikat e 10 ndeshjeve të para flasin tërësisht për gjeorgjianët, të cilët kanë fituar dyfishin tonë: 6 ndeshje, kundrejt 3 të Shqipërisë, ndërkohë që është fiksuar vetëm një barazim. Golaverazhi, natyrshëm që ka shenjën e gjeorgjianëve 16-8.
Pesë prej 10 takimeve janë luajtur në Tiranë, ndërkohë që katër prej tyre janë luajtur në Gjeorgji dhe një tjetër në fushën neutrale të Maltës për turneun ndërkombëtar “Rothmans”. Tre fitoret e Shqipërisë janë realizuar të gjitha në “Qemal Stafa”, teksa në impiantin ndërkombëtar kryeqytetas ka fituar 2 herë edhe Gjeorgjia.
Ish-trajneri gjerman i Shqipërisë, Hans Peter Brigel, është dhe tekniku që është ndeshur më shumë me Bjellorusinë: 5 ndeshje, me një bilanc 2 fitore, 1 barazim e 2 humbje. Madje edhe takimi i fundit i Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë ka qenë nën drejtimin e tij në barazimin 0-0 në miqësoren e luajtur, më 22 mars 2006 në “Qemal Stafa”, njëherësh edhe ndeshja e fundit e Brigelit me përfaqësuesen tonë.
Kroati Josip Kuzhe do të jetë trajneri i katërt i Shqipërisë dhe i dyti i huaj që do të drejtojë Kombëtaren shqiptare në një sfidë me Gjeorgjinë. Nga trajnerët shqiptarë të Kombëtares, Astrit Hafizi është ndeshur 3 herë (1 fitore, 2 humbje), ndërsa Neptun Bajko dy herë (2 humbje).
MIQËSORET
E FUNDIT ME GJEORGJINË
Takimi i fundit i Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë ka qenë nën drejtimin e tij në barazimin 0-0 në miqësoren e luajtur, më 22 mars 2006 në “Qemal Stafa”, njëherësh edhe ndeshja e fundit e Brigelit me përfaqësuesen tonë. Takimi u realizua falë miqësisë së Brigelit me trajnerin gjerman të Gjeorgjisë, Klaus Topmëler.
E FUNDIT ME AZERBAJXHANIN
Ndeshja e fundit miqësore e Shqipërisë është ajo kundër Azerbajxhanit në Baku, më 19 nëntor 2008. Takimi përfundoi 1-1, ndërsa golin për Kombëtaren tonë e shënoi Ervin Skela. Ndeshja pati shumë polemika, sidomos për kartonin e kuq të dhënë ndaj Elvin Beqirit.
MUNGOJNË TITULLARËT
Në ndeshjen kundër Gjeogjisë do të mungojnë pesë lojtarë titullarë: Lorik Cana, Ervin Skela, Klodian Duro, Hamdi Salihi, Isli Hidi, të cilët kanë marrë lejë nga trajneri Kuzhe dhe Federata Shqiptare e Futbollit.
SHANS TË RINJVE
Trajneri Kuzhe e konsideroi thuajse të pamundur aktivizimin e të rinjve, por kundër Gjeorgjisë do të kenë minutat e tyre në lojë Jahmir Hyka, Elis Bakaj, Gjergji Muzaka, Andi Lila, Samir Ujkani, Enea Koliqi, Emiljano Vila.
Kush është Gjeorgjia e futbollit
Gjeorgjia, kombëtarja e së cilës është krijuar në vitin 1991, pas prishjes së Bashkimit Sovjetik, ndodhet në vendin e 105-të në ranglistën e FIFA-s për muajin qershor 2009, 13 vende pas Shqipërisë (92). Në renditjen specifike kontinentale, atë të UEFA-s, Gjeorgjia ndodhet në vendin e 41-të, ndërsa Shqipëria në të 39-in.
Aktualisht Gjeorgjia drejtohet nga një emër i njohur i trajningut botëror, argjentinasi 54-vjeçar Hektor Kuper, i cili ka drejtuar më parë edhe Interin, Parmën, Valencian. Kapiteni i Gjeorgjisë është mbrojtësi i Milanit, Kakaber Kaladze.
Në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, Gjeorgjia ndodhet në një grup me Italinë, Irlandën e Veriut, Bullgarinë, Qipron e Malin e Zi. Në shtatë takime ka grumbulluar vetëm 3 pikë, duke zënë vendin e fundit: 3 barazime, 4 humbje është bilanci i Gjeorgjisë. Takimi i ardhshëm i Gjeorgjisë është ai kundër Italisë në Tbilisi, më 5 shtator 2009.
Gjeorgjia nuk luajti, më 6 qershor dhe vjen e freskët përballë Shqipërisë (humbi 1-2 me Portugalinë). Në dhjetë vitet e fundit, Gjeorgjia është drejtuar midis të tjerëve edhe nga katër trajnerë të huaj: holandezi Johan Boskamp, francezi Alen Zhires, gjermani Klaus Topmëler dhe aktualisht nga 1 tetori i vitit të kaluar nga argjentinasi Hektor Kuper.
Më listën e lojtarëve të thirrur së fundi për ndeshjen kundër Qipros kishte nëntë futbollistë që luajnë jashtë Gjeorgjisë, si në Rusi, Gjermani, Itali, Angli, Letoni.
Aleskandër Jashvili është një njohje e vjetër e Edmond Kapllanit, pasi dy lojtarët kanë luajtur së bashku te Karlsruhe. Mesfushori i Shalke 04, 31-vjeçari Levian Kobshiavli është edhe lojtari me më shumë ndeshje në grupin gjeorgjian: 79 ndeshje, 8 gola.
NDESHJET ME GJEORGJINË
ZYRTARE
ELIMIN. EURO 1996
14.12.1994: Tr.: N.Bajko
Shqipëri-Gjeorgji 0-1
26.04.1995: Tr.: N.Bajko
Gjeorgji-Shqipëri 2-0
ELIMIN. EURO 2000
05.09.1998: Tr.: A.Hafizi
Gjeorgji-Shqipëri 1-0
09.10.1999: Tr.: A.Hafizi
Shqipëri-Gjeorgji 2-1
ELIMIN. EURO 2004
06.09.2003: Tr.: H.P.Brigel
Gjeorgji-Shqipëri 3-0
10.09.2003: Tr.: H.P.Brigel
Shqipëri-Gjeorgji 3-1
ELIMIN, BOTËRORI 2006
08.09.2004: Tr.: H.P.Brigel
Shqipëri- Gjeorgji- 3-2
04.06.2005: Tr.: H.P.Brigel
Gjeorgji – Shqipëri 2-0
TURNE NDËRKOMBËTARË
“Kupa Rothmans”, Maltë
08.02.1998: Tr.: A.Hafizi
Shqipëri-Gjeorgji 0-3
MIQËSORE
22.03.2006 Tr.: H.P.Brigel
Shqipëri-Gjeorgji 0-0
Bilanci në total: 10 ndeshje; 3 fitore Shqipëria, 1 barazim, 6 fitore Gjeorgjia. Golaverazhi: 8-16
9 Qershor 2009