Gjenden 5 trupa te Costa Concordia-s
Së bashku me 5 trupat e zbuluar nga polumbarët, numri total i viktimave ka arritur në 30 persona që nga mbytja e anijes më 13 janar, ndërsa dy persona rezultojnë ende të zhdukur. Anija turistike me 4200 persona në bord u përplas me shkëmbinjtë në brigjet italiane pranë ishullit të Xhilios, si rezultat i pakujdesisë së kapitenit në përzgjedhjen e rrugës.
Më herët, në muajin shkurt u gjenden edhe 8 trupa të pajete të ekuipazhit, por autoritetet e mjekësisë ligjore janë ende duke punuar për identifikimin e tyre. Një anëtar i ekuipazhit nga India si dhe pasagjerë nga SHBA, Italia dhe Gjermania janë raportuar të jenë në mesin e atyre që ende nuk janë gjetur.
Ndërkohë që kapiteni i saj, Francesco Schettino është nën arrest shtëpiak dhe akuzohet për vrasje të paqëllimtë, shkaktim të fundosjes së anijes dhe braktisjes së saj, para se të evakuoheshin të 4200 pasagjerët dhe ekuipazhi i anijes.