Porti i Peshkimit në Durrës, Dako kërkon referendum

Projekti i ndërtimit të portit të ri të Durrësit, vijon të përplasë Bashkinë e qytetit bregdetar dhe Ministrinë e Mjedisit, ndërsa çështja mund të shkojë deri në referendum.
Ndërsa, ka dalë sërish kundër ndërtimit të portit të kalatën zero, Dako kërcënon se në rast se nuk gjen gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Mjedisit do të kërkojnë referendum popullor.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako prej kohësh është shprehur kundër ndërtimit të porti të ri të peshkimit pranë kalatës zero.
Ndërtimin e portit të ri të peshkimit në Durrës e ka zanafillën në vitin 2002, kohë kur bashkia e miratoi projektin, por që nga ajo kohë qëndrimi për të varet në bazë të komenteve të kryetarit Dako.