Përmbytjet, në Velipojë nis evidentimi i dëmeve

Rruga nacionale që lidh komunën e Velipojës me pjesën tjetër të vendit tashmë është qarkullueshme pas asnjë problem.
Niveli i ujit pranë Urës së Dedë Gjon Lulit ka rënë ndjeshëm dhe lëvizja e automjeteve është e mundur pa snjë problem.
Sipërfaqe të konsiderueshme tokë vazhdojnë të mbeten nën ujë, dhe shumë familje në këtë komunë vijojnë të hasin vështirësi.
Por, megjithë përmirësimin e situatës, Komuna e Velipojës gjendja e emergjencës, ende nuk ka kaluar.
Kreu i komunës, Nikoll Marku, thotë se emergjenca vijon dhe situata po monitorohet me kujdes.
Ndërkaq, edhe në këtë komunë ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve të përmbytjeve, të cilat sipas banorëve të zonës, janë të konsiderueshme.
Aktualisht Komuna e Velipojës ndodhet në një nivel me detin dhe 2 hidrovorë punojnë për largimin e ujit.