E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike Lajcak takon Topin Berishen dhe Ramen

I dërguari i Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, Miroslav Lajçak eshte takuar ne Tirane me Presidentin Topi dhe kryeministrin Berisha. Lajcak  ka biseduar per mundesine e  zgjidhjes se situates se ngercit ne Shqiperi pas përshkallëzimit të situates me 21 janar.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me kreun e shtetit, diplomati sllovak u shpreh se kushtet e  Bashkimit Europian per Shqiperine janë “ndërprerje e gjakderdhjes së mëtejshme, funksionim e respektim i institucioneve , nxjerrje e përgjegjësive për ata që kanë shkaktuar vdekjen e demonstruesve, shmangie e veprimeve që mund te përshkallëzojne situate”.

Diplomati sllovak eshte takuar edhe me liderin e  opozites Edi Rama.  Bashkimi Evropian dërgoi Mirosllav Lajçakun si negociator mes paleve për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 26 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›