Gjendet e mbytur në liqen 50-vjeçarja

Dy kalimtarë të rastit kanë gjetur trupin e pa jetë të një gruaje në Liqenin Artificial të Tiranës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe për të nxjerrë nga liqeni trupin e mbytur të gruas. Pasi kanë mbërritur polumbarët është bërë i mundur nxjerrja e trupit dhe dërgimi për në morgun e kryeqytetit. Nga ekspertiza ligjore është bërë e mundur edhe identifikimi i saj. Sipas policise gruaja e gjetur dyshohet se është Virgjinushe Duka rrethe 50 vjeç dhe madje dyshohet se ka qenë me probleme depresive. Por pas përfundimit të ekspertizës mjeko ligjore mësohet se gruaja nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe se është vetëmbytur në liqenin artificial të Tiranës duke u cilësuar në dosjen e policisë si një vetëmbytje aksidentale. Më pas trupi i saj do të merret nga familjarët.