E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i djegur 31-vjeçari, policia: Është asfikësuar

Një 31-vjeçar është gjetur i djegur mbrëmjen e djeshme në fshatin Balldush të Tiranë. Sipas policisë 31-vjeçari Edmond Dibra është gjetur i vdekur rreth orës 22.45, në automjetin tip "Volzvagen", me targa Tr. 4071 F ndërsa sipas hetimeve paraprake aim und të ketë vdekur si pasojë e asfiksisë.
 

Policia thekson se viktima Edmond Dibra ka qënë duke qarkulluar me automjet, ku ka ndodhur një shkëndijë elektrike në kroskotin e automjetit dhe si pasojë 31 vjecari dyshohet të jetë asfikësuar.
 

Ndërkohë policia thekson se në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›