Për një shikim vëngër e ther me thikë
Elbasan Qëllon për ta vrarë disa herë me thikë në trup, pse e ka shikuar vëngër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në Cërrik. Policia e Elbasanit ka kapur Ismail Kananin 28 vjeç, me banim në këtë qytet, pasi ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin Olsi Mukja 29 vjeç, me banim në Vlorë. 28-vjeçari e ka qëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit viktimën dhe pasi është bindur se mund ta kishte vrarë është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe pas ndërhyrjes së mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.Sipas të dhënave të para hetimore, konflikti mes këtyre shtetasve ka qenë fare banal, thjesht përse kanë parë vëngër njëri-tjetrin. Ndaj Ismail Kananit është ngritur akuza e "Vrasjes me dashje e mbetur në tentative". F.S.