E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Tokës, Berisha: Ta mbrojmë, të mbjellim ullinj dhe arrorë

TIRANË-Në ditën e Tokës, në Tiranë është zhvilluar sot një konferencë për këtë temë ku ka qënë i pranishëm dhe kryeministri Sali Berisha.
Duke vlerësuar se toka e Shqipërisë ka vlera të vecanta , në fjalën e tij përshëndetëse në konferencë, kryeministri Berisha tha se në vendin tonë po konsolidohet nje qendrim i ri ndaj tokes.

Kreu i qeverisë theksoi se projektet e qeverisë për mbrojtjen dhe pasurimin e tokës shqiptare me pyje dhe dru frutorë i kanë kaluar për administrim komunitetit për një zhvillim më të suksesshëm.
“Nga viti 2005 e deri sot rreth 900 mije hektare pyje e kullota qe administrohen nga qeveria qendrore i jane transferuar komuniteteve. kjo reforme po vazhdon si kushti i te gjitha kushteve per mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre te suksesshem”.

Këtë formë tha Berisha do të marrin dhe projektet për Ullirin dhe Arrorët në Shqipëri.
Në këtë pikë ai paraqiti edhe dy projektet e qeverisë për mbjelljen e ullinjve dhe arrorëve, ku theksoi se është me rëndësi të shfytëzohet çdo metër katror sipërfaqe toke.

“Ne kemi nisur këtë vit një projekt të dytë shumë të madh, të mbjelljes së 30 milionë rrënjë arrorë, sic janë lajthi, arra, bajame. Ne jemi të vendosur se mund të realizojmë këtë projekt”.

“Qeveria vendos të financojë fermerët që do mbjellin rrënjët e ullinjve dhe ky fond i dhënë po disafishohet nga vetë fernmerët dhe qytetarët. Kështu p.sh financimi i qeverisë ka mbulur rreth 1/3 e rrënjëve ullinj të mbjella”.

Kryeministri Berisha në konferencën për ditën e Tokës ndërsa theksoi se ambicia e qeverisë është Shqipëria në vend i zhvilluar, shtoi se “Shqipëria edhe pse është një vend me tokë bujësore për frymë më të pakët në Europë ka potenciale të jashtëzakonshme, ujore”.
ai kërkoi që të ruhet toka bujqësore dhe të mos shfrytëzohet për ndërtime.
“Toka ka pësuar dëme serioze për shkak të ndërtimeve pa kriter të cilat janë të pranishme nga jugu në veri por ne duhet të bëjmë përpjekje që të orientojmë për mundësitë që janë më të mëdha për vendin, të mos dëmtojmë tokën bujqësore, ta shfrytëzojmë atë për mbjlellje” theksoi Berisha duke shtuar se qeveria po mundëson sisteme vaditjeje moderne në mbarë vendin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›