E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket plazhi i vjetër te Brryli, bregdeti mbushet me inerte

Banorët fajësojnë bashkinë për gjendjen e krijuar, e cila, me lejet e shumta të ndërtimit që ka dhënë në zonën afër bregdetit, ka bërë që gjithçka të zihet nga ndërtimet shumëkatëshe

DURRËS Plazhi i vjetër, që frekuentohej nga shumë qytetarë durrsakë në zonën e Brrylit deri në Currila, tashmë nuk ekziston më. Në vendin që dikur qytetarë të shumtë kishin krijuar në këtë vend plazhin e tyre tradicional, sot sheh pirgje pafund me inerte dhe mbeturina të llojeve të ndryshme. Në vendin ku përfundojnë lokalet e shumtë përfund shëtitores “Taulantia”, një shesh i krijuar duke mbushur detin me materiale inerte duket se është vënë në funksion të vazhdimit të shëtitores, por kjo gjë ka zhdukur në fakt plazhin që ndodhej në këtë zonë. Hapësirat e dikurshme pothuajse po zhduken pak nga pak, ndërsa plazhi i vjetër tashmë gjendet vetëm në kujtesën e banorëve më të vjetër. Banorët fajësojnë bashkinë për gjendjen e krijuar, e cila, me lejet e shumta të ndërtimit që ka dhënë në zonën afër bregdetit, ka bërë që gjithçka të zihet nga ndërtimet shumëkatëshe, duke mos krijuar asnjë hapësirë të gjelbër apo ambiente argëtimi për banorët. Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›