E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilemat e Karamanlisit

Niko Anagnosti

Rreth 500 bloggers, kryesisht te rinj, me banderola te shumta, rroba te zeza dhe dege te djegura u mblodhen mbremjen e se shtunes se kaluar para parlamentit grek ne nje proteste origjinale per djegien dite me pare te periferise verilindore te Athines. "Aktiviteti i sotem eshte nje proteste elementare per te gjitha politikat qe shkaterrojne jeten tone. Per ato te ndergjegjshmet dhe te tjerat qe nga sjellja e pamend, inaktiviteti dhe indiferentizem, i shnderrohen ne tragjedi", - thote nje nga protestuesit. Mbetjet nga djegiet te vendosura para Parlamentit kane sigurisht semiotiken e tyre kur opinioni eshte i irrituar qe kryeqyteti humbi "mushkerine e tij te fundit natyrore" dhe opozita shpall ne te gjitha tonet se ne flaket e zjarreve se bashku me pishat u dogj edhe mandati qeverises i kabinetit Karamanlis. E tregon me gisht si pergjegjes per katastrofen, pa pritur as rezultatet e investigimit te ndermarre nga Prokuroria. "Koha e tij politike ka mbaruar, ndaj edhe Papandreu thote se Karamanlis po menaxhon eksodin e tij" nga qeverisja e vendit, - thote zedhenesi i opozites socialiste, Jorgos Papakonstandinu.

Rikompozim strukturor apo zgjedhje te parakohshme, si dy vjet me pare pas djegies se Peloponezit?

Gjerat kane ngecur ne vend dhe ato duken te pakapercyeshme per Karamanlisin qe dy vjet pas zjarreve te Peloponezit i duhet te zgjedhe: ose rikompozim strukturor, me shpresen se mund te ndryshoje imazhin negativ te kabinetit te tij, ose zgjedhje te parakohshme, qe detyrimisht do t'i shpalle ne pranvere pasi opozita socialiste kerkon zgjedhje para rinovimit te mandatit te presidentit Papulias qe nuk mund te arrihet pa voten e saj. "Karamanlis ndodhet para nje dileme te tmerrshme. Rikompozimi nuk i mjafton dhe zgjedhjet e parakohshme i teprojne. Perendia te vere doren e saj," - ishte shprehja karakteristike e perfaqesuesit te partise nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor, Aivalotis, te fraksionuar vite me pare nga e djathta. Deputeti dhe ish-sindikalisti i djathte Janis Manolis, qe te henen dha doreheqjen nga grupi parlamentar i se djathtes ne shenje proteste per imazhin e skandaleve, dhe i cilesoi zgjedhjet e parakohshme "vetevrasje politike" per Karamanlis, nderkohe qe ministrat e Shendetesise dhe ai i Kultures u shprehen kategorikisht kunder tyre. Kjo kur ne anketimet e fundit socialistet kryesojne me 6,2% diference dhe per here te pare, pas shtate vjetesh, afirmohet si lider me i preferuar Papandreu.

Zjarret vetem katalizator ne peshoren politike te kthyer me kohe kunder Karamanlisit

"Logjika e thjeshte thote se nuk behen zgjedhje te parakohshme pas nje zjarri te tille shkaterrimtar dhe vecanerisht kur sheh se indekset e anketimeve nuk te favorizojne" thote per Deutsche Welle analisti i mirenjohur grek Tasos Papas. Per ate zjarret jane thjesht katalizatori ne peshoren politike te kthyer me kohe kunder Karamanlisit per shkak te skandaleve te shumta, deshtimit te tij para korrupsionit ne rritje, por edhe lenien e ekonomise pa "karburant" ne mes te krizes - turizmi ka rene 15 % - dhe sfondin e nje vjeshte te nxehte rivendikimesh nga shtresa te gjera sociale qe ndjejne asfiksi ekonomike.

Socialistet - Fitore nga vota e protestes dhe jo si alternative bindese

Zgjedhje te parakohshme per te humbur? "I vetmi opsion qe Karamanlis zgjedh kete kohe eshte nje humbje e tanishme me dinjitet se sa nje derrmim i plote ne mars." - thote analisti grek, per te shtuar se eshte e pamundur te perseritet paradoksi i dy viteve me pare qe Karamanlis i fitoi zgjedhjet e parakohshme nje muaj pas djegies se Peloponezit. Sipas tij socialistet nga ana tjeter, do te fitojne nga vota e protestes se sa si "alternative bindese".

Cdo te beje pra Karamanlis? Do te beje rikompozim ne qofte se ministri i tij i Ekonomise Papathanasiu siguron te merkuren ne Bruksel nje afat te ri dyvjecar per detyrimet financiare te Greqise? Apo ditet e ardhshme deri ne Ekspoziten Nderkombetare te Selanikut, fundjaven e ardhshme, do te hape kartat dhe do te shpalle zgjedhjet e parakohshme sa pa kaluar gjysma e mandatit qeverises? Ajo qe do te mbetet enigme ne fakt, deri ne momentin e fundit, do te jete vota e qytetarit te revoltuar te Athines qe djegiet tani i ka perbri tij dhe jo ne Peloponezin e larget. "Ato 30 ore qe luftoja me flaket ndryshuan boten time. Ne boten time te re mbeten pak akoma per t'u djegur. Ndoshta edhe ajo shpresa e vaket se me ne fund do te gjendet ai qe se bashku me pishat e reja do te mbjelle edhe kulturen e re politike dhe sociale qe do vendi: Se zjarret dogjen shtepine e te gjitheve, qe eshte gjelberimi", - thote ne DW, gazetari Arqileas Fakacelis, qe si vullnetar shpetoi shtepite e te tjereve por jo te tijen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›