E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i ekzekutuar në tunel një 30-vjeçar, policia nis hetimet

FIER- Një i ri, rreth të 30-ave është gjetur i vrarë në tunelet e ish-repartit ushtarak në fshatin Levan, të Fierit.

Lajmi mësohet nga burime të policisë, të cilat nuk bëjnë me dije ende emrin e viktimës. Dyshohet se viktima, që mbetet ende i paidentifikuar ka qenë emigrant që jetonte e punonte në Greqi dhe që ka ardhur në vendlindje për festat e fundvitit.

Mendohet se viktima më parë është marrë peng e më pas është ekzekutuar me automatik, duke marrë në trup disa plumba.

Nuk dihet asgjë rreth motiveve të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia po hetin në disa pista. Në pyetje po merren banorë të zonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›