Gjendet i mbytur në lumë 56- vjeçari
BURREL- Gjendet kufoma e një personi të mbytur në lumë, duke shënuar viktimën e dytë brenda pak ditëve në rrethin e Matit. Sipas policisë, viktima është Pashk Miza nga fshati Stojan në komunën e Ulzës. Blutë u njoftuan mbrëmjen e të dielës nga banorë të zonës se në lumin ngjitur me fshatin ndodhet një kufomë e seksit mashkull, rreth të 50-ave. Sapo kanë mësuar lajmin në vendin e ngjarjes mbërritur efektiva të policisë së Burrelit dhe banorë të fshatit. Këto të fundit kanë identifikuar shpejt kufomën e të ndjerit Pashk Miza, 56 vjeç, i njohur si një njeri me të meta mendore. Sipas burimeve të policisë, nëna e e viktimës ka pohuar se djali i saj kishte shfaqur probleme dhe se vazhdimisht mbahej nën vëzhgimin e familjarëve. Ai është larguar ditën e diel ndërsa u gjet një ditë më pas gjysmë i zhveshur, i dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. h.p.