E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i mbytur në lumë babai i dy vajzave

Librazhd- Gjendet i mbytur në lumë një shtetas nga Librazhdi. Kujtim Kurti 45 vjeç, baba i dy vajzave, u gjend i mbytur dje pasdite në ujërat e lumit Shkumbin në vendin e quajtur “Urat e Murrashit”, në afërsi të Librazhdit. Kufoma e të ndjerit është pikasur nga banorë të rastësishëm të cilët kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes shkuan policia, ekspertët dhe grupi hetimor. Nga të dhënat paraprake rezulton se mbi trupin e 45 vjeçarit nuk konstatohen shenja të dhunës, çfarë ka çuar ekspertët të besojnë se ai mund të jetë vetëmbytur. Kujtim Kurti ishte i divorcuar dhe sipas dëshmive të vajzave ka dalë dje në mëngjes nga banesa. Hetuesit mendojnë se shkak për vetëmbytjen ka qenë rënia në depresion për shkak të rrethanave të vështira që i kishte sjellë jeta. Megjithatë, prokuroria e Elbasanit është duke punuar për përcaktimin e shkaqeve që dërguan Kujtim Kurtin drejt vetëflijimit. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›