Rama: Vota nuk do preket. Sonila Isaku
Kreu aktual i bashkise se Tiranes, por njekohesisht edhe kandidati per keto zgjedhje lokale, Edi Rama gjate paradites se djeshme ka bere nje udhetim me mjetet e transportit publik. Rama ka perdorur autobuset e rinj te sapo vene ne pune per linjen Qender-Uzine. Se bashku me kandidaten per minibashkine numer 1, Lindita Nikolli, kane peruruar autobuset e rinj te transportit publik.
Linja e re
Udhetimin e pare me autobuset e rinj te linjes Qender- Uzine e ka bere kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Duke ecur pergjate rruges se "Ali Demit" deri te ish-uzina e autotraktoreve, Rama i shoqeruar dhe nga banore te njesise bashkiake numer 1, ne menyre simbolike e lidhi kete udhetim me ate te sloganit te socialisteve ne keto zgjedhje "E vetmja rruge". Edi Rama tha se tashme puna e bashkise se Tiranes eshte perqendruar tek cilesia dhe standardet evropiane, duke rikujtuar edhe projektin e premtuar per Tiranen, ate per ndertimin e tramvajit. "Do te shtohet ne kete rrjete te transportit te integruar edhe tramvaji, qe sic mund te dukeshin dje larg autobuseve e standardeve te BE, sot mund te duket larg, por eshte realisht afer. Brenda vitit, me 2 linjat e reja, do mbulohet Tirana 100 per qind me autobuse te ketyre standardeve, njesoj si ato te BE-se, me nivelin me te ulet te ndotjes. Kjo eshte e vetmja rruge, ajo e cilesise dhe sherbimit, pa dallime",-tha Rama. Linja Qender- Uzine- Qender eshte zevendesuar me 10 autobuse te rinj.
Votat
Kryetari i opozites dhe nga njesia nr.4 paralajmeroi perballjen me pushtetin ne rast se pushteti prek voten e shqiptareve. Shqetesimit te mbeshtetesve te PS per vjedhjen e votes, kryesocialisti iu pergjigj se regjimi do te perballet me fuqine e opozites. "Nuk vjedhin voten se po vodhen voten nuk kthehemi me ne shtepi derisa t'i largojme, se po nuk e lane demokracine te beje punen e vet do te vendosim demokracine me fuqine tone",- tha Rama. Banoret e njesise nr.4 gjate takimit jane ankuar per pamundesine ekonomike, per te cilat Rama tha se perballja me varferine, eshte vota. "Me vote zgjidhen problemet e te ngrenit, te punesimit, rritjes se femijeve. Me vote, me vote, me vote..."-tha Rama. Ky i fundit, ka prezantuar gjate dites se djeshme kandidatin e njesise nr. 4, Vaid Kalaja i cili garon per nje mandat te dyte.