E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: SHBA e quajtën absurd bojkotin e PS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë si absurd bojkotin parlamentar të opozitës shqiptare. Ky qendrim i është trasmetuar Ministrit shqiptar të Mbrojtjes gjatë të gjitha takimeve që ka zhvilluar me autoritetet më të larta amerikane gjatë vizitës së tij disa ditore në Uashington. Imami ka marrë gjithashtu garancinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Forcave Ushtarake shqiptare. Sipas kreut të Ministrisë së Mbrojtjes SHBA e kanë vlerësuar angazhimin që Forcat e Armatosura shqiptare kanë dhënë në betejën kundër terrorizimit në Afganistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›