E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte Rivleresim te masave te arrestit per Pinarin e Delijorgjin

Avokatet gati te kerkojne nga gjykata revokim mase per perfundim te afateve te paraburgimit per te pandehurit e arrestuar

Gjykata e Larte vendosi te prishte dy vendimet e dhena nga Shkalla e Pare dhe Apeli i kryeqytetit per te pandehurit Ylli Pinari Mihal Delijorgji Dritan Minxolli e Sokol Ngjeci duke urdheruar rivleresim te masave te sigurise per keta te pandehur. Vendimi eshte dhene mesditen e djeshme nga Kolegji Penal nderkohe qe eshte lexuar vetem dispozitivi ndersa arsyetimi pritet tu vihet ne dispozicion mbrojtesve ne ditet e ardhshme. Vendimi eshte dhene pas rekursit te paraqitur nga avokatet e te pandehurve shpresa e te cileve ishte qe Gjykata e Larte tu hapte rruge per te kerkuar lirimin e klienteve te akuzuar si shkaktare te tragjedise Gerdeci nderkohe qe ne ditet ne vazhdim pritet qe te kerkojne ne Gjykaten e Tiranes lirimin me argumentin e perfundimit te afateve te paraburgimit. Nje kerkese e meparshme e tyre eshte rrezuar nga gjykata me argumentin se ende nuk kishin perfunduar afatet dhe se kishte ende kohe nderkohe qe sipas avokateve afatet kane skaduar dhe do riperserisin edhe njehere kerkesen e tyre per revokim te mases se sigurise. Nderkohe qe Kolegji vendosi rivleresim te masave te arrestit per kater te arrestuarit neser ne Gjykaten e Tiranes pritet te vijohet me shqyrtimin e provave te akuzes ndersa me 13 nentor pritet mberritja e leterporosise per deshmite e amerikaneve qe kane pasur lidhje me Gerdecin nje prej te cileve edhe administratori i SAC Patrick Henry. Ky proces ku jane te pandehur 29 persona dhe nje subjekt prej tri javesh nuk eshte zhvilluar kryesisht per mungese te avokateve. Fillimisht u be shkak arrestimi i avokatit te njerit prej te pandehurve cka beri qe gjykata ti lere kohe te pandehurit Shkelzen Madani ne perzgjedhjen e nje tjeter avokati. Me pas ne nje seance mungoi per arsye familjare gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe per tu shtyre serish si proces per shkak te mungeses se avokateve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›