E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti ne Bathore PS perkrah Premcit: zv/ Ministri Peka të largohet

TIRANE-Partia Socialiste dënon me indinjatë dhe i jep përkrahjen e saj kreut të FNSh-së, Shemsi Premçi i cili dorëzoi sot paradite në prokurori një kallzim penal ndaj zv ministrit të brendshëm Avenir Peka për urdhër të paligjshëm për ndërhyrjen e forcave speciale në Bathore. Në emër të PS-së deputeti socialist Namik Dokle kërkoi dorëheqjen e përfaqësuesit të Ministrisë së Brendshme, i cili pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ushtron detyrën e ministrit të Brendshëm.

“Duke përkrahur dhe mbështetur cilindo punonjës të rendit që zbaton me korrektësi ligjin dhe kushtetutën, Partia Socialiste njëherësh denoncon dhe dënon me indinjatë dhe përkushtim ligjor të gjithë ata që kërcënojnë, organizojnë dhe urdhërojnë veprime policore dhe jo policore të kundraligjshme. Ky zv/ministër që guxon të dalë mbi ligjin urgjentisht duhet të japë dorëheqjen apo të shkarkohet nga detyra.”- deklaroi deputeti socialist Namik Dokle.
Më tej PS inkurajon “organet e drejtësisë që me ligj dhe kushtetutë në dorë të mbrojnë edhe ata votën e lirë dhe zgjedhjet demokratike” dhe “Paralajmëromë Sali Berishën të mbajë larg nga vota e lirë e popullit pekat dhe purtekat e tij, bashat dhe mashat, ponet dhe alkaponet.”

“Askush nuk do të mundet më të shtypë militantët e PS as në Bathore dhe asgjëkundi tjetër. Askush nuk do të mundet më të prekë dhe të vjedhë votat e shqiparëve. Askush nuk do të mundet më të manipulojë zgjedhjet e lira.”- tha Dokle në fjalën e tij.

Paraditen e sotme Drejtori i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Shemsi Premçi dorëzoi në prokurori një kallzim penal ndaj zëvendësministrit të Brendshëm, Avenir Peka, për dhënie të urdhrit të paligjshëem për ndërhyrjen e forcave speciale në incidentin në Bathore, ku pasi një simtatizant i PD goditi me lezë simpatizantin e PS, militantët socialistë bllokuan për 4 orë rrugën kryesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›