Gjendet i vdekur financieri i burgut
Gjendet i vdekur në rrethana misterioze në Tiranë shefi i financës në paraburgimin e Tropojës, Hysen Haxhia, 45 vjeç.
Dashamir Biçaku
Hetuesit që shkuan në vendin e ngjarjes gjetën pranë kufomës një dosje me dokumente pune, mbi të cilën ndodhej karta e telefonit celular, ndërsa aparati ishte zhdukur. Trupi i pa jetë i Hysen Haxhisë është gjetur dje në orët e para të mëngjesit në trasenë e hekurudhës, jashtë shinave të trenit, pranë ish-uzinës Dinamo në Tiranë. Disa banorë të një pallati pranë zonës, kanë parë viktimën të shtrirë dhe fillimisht kanë menduar se mund të ishte ndonjë endacak që flinte pranë shinave të trenit. Më pas banorët e zonës kanë kaluar rastësisht pranë shinave, kur kanë vënë re se njeriu i shtrirë pranë shinave ishte përgjakur. Menjëherë dëshmitarët e ngjarjes kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e krimit brenda pak minutave. Hetuesit kanë vënë re se viktima ishte i goditur në kokë dhe kryesisht në fytyrë. Policia ka larguar të gjithë banorët dhe kureshtarët dhe ka mbajtur vetëm disa dëshmitarë që ishin më të rëndësishëm në të dhënat që treguan për hetimin. Zyrtarisht policia tha se, Hysen Haxhia ka mbetur i vdekur për shkak të një aksidenti, por nuk përmendi nëse ishte përplasur nga treni, pavarësisht se kufoma u gjet vetëm një metër larg shinave. Për këtë qëllim, policia ka nisur verifikimin e të gjithë trenave dhe linjave që kanë kaluar nga ora 05:30 deri në 08:30, kur viktima është vënë re nga banorët. Në pamje të parë hetuesit kanë menduar se ngjarja mund të ishte aksidentale dhe se viktima mund të ishte përplasur nga treni. Por pranë kufomës policia ka gjetur edhe një çantë të zezë prej lëkure në formë dosjeje. Mbi të, hetuesit kanë vënë re se ndodhej një kartë celulari. Në mes të shinave, gjendej kapaku i baterisë së telefonit që mendohet se mund t'i përkiste aparatit të telefonit të viktimës, i cili ishte zhdukur. Kjo i ka ngatërruar edhe më e tepër hetuesit, në hetimet lidhur me shkakun e vdekjes së financierit të paraburgimit të Tropojës. Në fytyrë viktima sipas dëshmitarëve, kishte plagë të rënda, këmishën të zbërthyer dhe të mbuluar me gjak nga goditjet. Muhamet Rexhepi, një nga dëshmitarët okularë që ka parë viktimën dhe më pas ka lajmëruar policinë, pohoi dje për gazetën "Panorama", se nga pamja që kishte vënë re në fytyrën e të vdekurit, ai dukej se kishte goditje. "Nuk besoj se ai mund të ishte aksidentuar nga treni, por ai është vrarë dhe ndoshta është hedhur aty. Dukej që kishte shenja goditjeje në fytyrë", pohoi dëshmitari. Policisë i është dashur të dëgjojë deklarimet e disa të afërmve të viktimës Hysen Haxhia, jo shumë larg vendit të ngjarjes, ku ai mësohet se ka qëndruar një natë më parë. Ata kanë pohuar se nuk kanë vënë re ndonjë shqetësim tek viktima një natë para se ai të gjendej pa jetë. Dyshimet e policisë tashmë janë drejtuar në një grabitje të mundshme ndaj punonjësit të burgjeve duke lënë të vdekur atë. Dyshimi i dytë është ai mund të jetë përplasur nga treni.
Kush ishte Hysen Haxhia
Hysen Haxhia 45 vjeç, banues në Bajram Curr, shef i zyrës së financës në paraburgimin e Tropojës, natën e të dielës ka qëndruar tek disa të afërm të tij, pranë ish-uzinës "Dinamo". Mëngjesin e ditës së djeshme ai është ngritur herët dhe është nisur për në Tropojë, ku duhej të merrej me çështjet financiare të paraburgimit të Tropojës. Dokumentacioni që ai kishte me vete në çantën e tij, është administruar si material hetimor nga policia, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.