Ryshfeti 2 mijë euro për dosjen e drogës, në gjyq avokati e prokurori
TIRANE - Dërgohet i pandehur në gjykatë për akuzën e korrupsionit, ish-prokurori i Kavajës Musa Mulkurti.
Bashkë me ish-prokurorin, në të njëjtën dosje penale akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm edhe avokati Pjetër Ndreca. Lajmi është konfirmuar dje nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, sipas të cilave hetimi për këtë rast korrupsioni filloi bazuar në regjistrimet e shfaqura në emisionin "Fiks Fare" të datës 20 shkurt 2008. "Regjistrimet e transmetuara më datë 20 shkurt 2008 përmbajnë një bisedë të regjistruar ndërmjet Zagoll Muçës dhe prokurorit të Prokurorisë së Kavajës Musa Mulkurti, ku nga ky i fundit pranohet se ka marrë një shumë prej 2.000 euro në këmbim të uljes së masës së dënimit të kërkuar për djalin e Zagoll Muçës, të pandehurin Sel Muçi. Gjithashtu, në këtë aferë ishte i përfshirë dhe avokati Pjetër Ndreca, i cili luante rolin e ndërmjetësit", tha Prokuroria e Tiranës. Më datë 7 mars 2008 ky institucion ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit "arrest ne burg" për ish-prokurorin Musa Mulkurti. Gjykata ka vendosur si masë sigurimi personal për ish-prokurorin "detyrim për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore". "Pas hetimeve të zhvilluara, më 6 qershor 2008 është vendosur dërgimi për gjykim i këtij procedimi penal ne ngarkim të Musa Mulkurtit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale "korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë" dhe Pjetër Ndreca i akuzuar për "ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", tha Prokuroria. Sipas saj, dosja penale përmban veç imazheve filmike edhe prova të tjera, ku përfshihen dokumente shkresore dhe deklarime dëshmitarësh e personash me dijeni për rrethanat e aferës korruptive. t.s