Gjendet i vdekur ish-aktori i Estradës së Gjirokastrës
Është shuar në moshë të re dhe krejt i vetmuar një nga talentet e Teatrit të Estradës së Gjirokastrës. Ylli Noçka, ish-aktor i trupës profesioniste të Gjirokastrës, është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen "18 Shtatori" në qytetin e Gjirokastrës.
Banorët e pallatit nr.5 në këtë lagje, ku banonte ish-imituesi janë alarmuar nga mungesa disaditore e tij në apartament. Si rrjedhojë, fqinjët kanë bërë lajmërimin në policinë e Gjirokastrës, e cila ka dërguar për verifikim disa policë në banesën e Ylli Noçkës dhe ka konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë, bëhet fjalë për një vdekje natyrale, që mendohet se ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të 49-vjeçarit. Trupi i pajetë i 49-vjeçarit është gjetur në shtratin e tij të fjetjes dhe mendohet se vdekja ka ndodhur para 15 ditëve. Sipas fqinjëve të të ndjerit, ai vitet e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara psikike dhe pjesën më të madhe të kohës qëndronte i veçuar nga të tjerët. Ai jetonte krejtësisht i vetëm pas vdekjes së të ëmës 12 vjet më parë.
Neurologu Basri Kokona thotë se Ylli Noçka kurohej prej 15 vjetësh nga një sëmundje psikike. Mësohet se sëmundja e tij ka qenë e rëndë dhe shpesh ka shfaqur shenja agresivitetit. Pikërisht për këtë arsye ai ishte shkëputur shpejt nga profesioni i aktorit. I ndjeri ishte i punësuar së fundi në Qendrën Kulturore të Gjirokastrës ku merrte një rrogë minimale, që përbënte të vetmin burim të ardhurash për të mbajtur frymën gjallë. Ndërkohë, fqinjët thonë se ai nuk paraqitej rregullisht në punë. Në vitet ‘80, Ylli Noçka ka qenë një prej aktorëve më të spikatur të Teatrit të Estradës së Gjirokastrës. Ai ishte personi që futi për herë të parë zhanrin e imitimit në këtë estradë dhe ata që e mbajnë mend, thonë se ka qenë një imitues i jashtëzakonshëm. Ylli Noçka, i diplomuar për Dramaturgji në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, punoi vetëm pak vite si aktor profesionist në Teatrin e Estradës në Gjirokastër. Sëmundja mendore nga e cila kurohej, e detyroi të linte aktivitetin artistik dhe më pas të jetonte i vetëm. Të vetmit njerëz që ka lënë pas janë qenë dy vëllezërit, të cilët banojnë në Tiranë.