Kapet "Miku i largët" me 80 kg hashash
Policia e Tiranës arreston një shtetas kosovar, duke transportuar 80 kilogramë hashash në aksin Tiranë-Durrës. Operacioni i koduar "miku i largët" ka vënë nën pranga Met Lajçin, 50 vjeç. Nga ana e policisë, gjithçka është realizuar për shtatë orë, ku gjatë momentit të ndërhyrjes, Lajçit iu gjendën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 80 kg lëndësh narkotike e dyshuar kanabis sativa, e cila iu gjend e fshehur në tavanin e automjetit tip "Benz" furgon me targa të huaja. Hetimi ndaj tij do të vazhdojë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike.