E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miku i Boriçit, lë garanci pasurore

Ka mundur t‘u shpëtojë përkohësisht prangave, pasi ka lënë një garanci pasurore. Sabri Sallaku, i arrestuar pak ditë më parë me akuzën "Përkrahje e autorit të krimit", është lënë i lirë dje, pasi gjykata ka vendosur të pranojë garancinë pasurore prej 300 mijë lekësh që ai paraqiti. Sallaku u prangos më 4 prill, pasi kishte fshehur në apartamentin e tij Agim Boriçin, i cili ishte person i shpallur në kërkim nga policia, i akuzuar për disa vrasje gjatë viteve të fundit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›