E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur ish-kampioni i boksit

Boksieri Arturo Gati, ish-kampion bote, u gjend i vdekur në dhomën e një hoteli në verilindje të Brazilit. Trupi i kanadezit u gjet pa jetë të shtunën në një kompleks turistik ku kishte shkuar bashkë me të shoqen dhe të birin. 37-vjeçari ka qenë kampion bote për kategorinë e peshës pupël në vitin 1995 (federata IBF) dhe kampion bote për peshat e mesme (federata WBC) në vitin 2004. U tërhoq nga boksi në vitin 2007. Autoritetet policore kanë thënë se nuk bëhet fjalë për vdekje natyrale, për shkak të plagëve në kokë, por shkaqet përfundimtare të vdekjes mbeten ende për t‘u konfirmuar. "Është shumë herët për të mbërritur në një përfundim konkret, megjithëse gjithçka duket shumë e çuditshme", tha një prej hetuesve. Një zëdhënës i hotelit brazilian ku boksieri po kalonte pushimet konfirmoi se bashkëshortja e Gafit dhe i biri gëzonin shëndet të plotë. Bëhet me dije se familja kishte mbërritur në kompleksin turistik një ditë më parë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›