Netaniau, palestinezëve: Le të flasim për të vendosur paqen
Izraeli është i gatshëm të ulet e të bisedojë me palestinezët. Kryeministri izraelit, Beniamin Netaniau i kërkoi publikisht Presidentit të Autoritetit Kombëtar Palestinez, Abu Mazenit, të takoheshin sa më shpejt të qe e mundur. "Duhet të rinisim negociatat mes popujve tanë", gjatë fjalës së hapjes së takimit të përjavshëm të Këshillit të Ministrave, i cili kësaj jave nuk u zhvillua në Jerusalem, si zakonisht, por në Bir Sheva. "Mund të takohemi kudo, edhe këtu në Bir Sheva", shtoi Netaniau. Gjatë javëve të shkuara, Abu Mazen përsëriti disa herë se nuk do t‘i riniste negociatat pa zotimin e qeverisë së Netaniaut për ngrirjen e procesit të kolonizimit të Cisjordani.
"Popullsia palestineze që jeton pranë nesh, ka të drejtën e pamohueshme të jetojë në siguri, paqe dhe prosperitet", vërejti Netaniau. "Gjatë javëve të fundit kemi bërë shumë përpjekje për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës. Kemi hequr shumë postblloqe, kemi vendosur të shtojmë orët e aktivitetit të urës së Alenbit (mes Cisjordanisë e Jordanisë) për të transportuar sa më shumë mallra, kemi vendosur që bashkë me palestinezët t‘u japim përparësi projekteve që i vijnë në ndihmë paqes. Rezultatet mund të shumëfishohen me dhjetëra herë vetëm se nga pala tjetër do ketë bashkëpunim. Prandaj u bëj apel liderëve palestinezë e arabë me qëllim që të takohemi e të bashkëpunojmë".
Të kujdesshme reagimet nga ana e palestinezëve. Nabil Amri, një këshilltar i Abu Mazenit, i cituar nga siti izraelit i internetit Uala, deklaroi se Presidenti i Autoritetit Palestinez do ta vlerësojë me shumë vëmendje ofertën, por se një takim i tillë duhet përgatitur me shumë kujdes. "Autoriteti Kombëtar Palestinez duhet të marrë nga Netaniau zotime mbi formulën e ‘dy shteteve për dy popujt‘, si dhe për pezullimin e kolonizimit", shtoi Nabil Amri. "Pa saktësime të qarta mbi këto tema, për mendimin tim, do të jetë e vështirë që Abu Mazeni të takojë Netaniaun".