E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari

Një 70-vjeçar është gjetur pa jetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë që mjekët deklaruan së bëhet fjalë për një vdekje natyrore. Jorgji Dinaku, që banonte i vetëm në banesën e tij në qytezën e Urës Vajgurore, është gjetur pa jetë nga fqinjët, të cilët kanë vënë në alarm policinë. Ata kanë konstatuar se burri ishte gjetur pa shenja jetë në pragun e banesës. Nga këqyrja e trupit të pajetë mësohet se nuk janë vërejtur shenja dhune dhe mjekët deklaruan se burri kishte pasur një atak kardiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›