PS e Durrësit, ankesa për kartat
Socialistët e Durrësit denoncojnë moszbatimin e vendimit të qeverisë për kuponët 200 lekësh të aplikimit, si dhe përfshirjen e nxënësve të shkollave në mitingjet e Kryeministrit të zhvilluara ditët e fundit në Qarkun e Durrësit. Selia rozë e Durrësit e ka cilësuar si një sjellje jo qytetare detyrimin e fëmijëve për të marrë pjesë në këto aktivitete politike. "Është e disata herë që shkollat e Durrësit boshatisen dhe nxënësit detyrohen të lënë mësimin për t‘u bërë sfondi i fushatës elektorale të Sali Berishës", u shpreh zëdhënësja e kësaj partie, Voltisa Xhokaxhi, duke u ndalur në mitingun e së enjtes në Shijak, ku, sipas PS, mësues e nxënës janë detyruar përmes presioneve dhe kërcënimeve të mbushin sheshin.