E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur në rrugë një 72-vjeçar

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 17:15

Një person i moshës 72-vjeçare është gjetur i vdekur, sot në mëngjes, në rrugën e “UÇK”-së, në Gjakovë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Zeqir Kelmendi, tha se informata për gjetjen e një trupi të pajetë ka ardhur në Stacionin Policor në Gjakovë rreth orës 6 të mëngjesit.

“Pas verifikimit të njësive policore dhe ekipit mjekësor edhe është konstatuar vdekja, por ende nuk dihen shkaqet”, ka thënë Kelmendi.

Ai tha se me rastin në fjalë janë duke u marrë hetuesit rajonal për krime serioze, si dhe tekniket e kriminalistikes, transmeton KosovaPress.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›