Gruaja detyron burrin të bëjë seks me dashnoren
21/02/2005 Bashkëshortët ushtrojnë dhunë mbi një 22-vjeçare qw denoncon nw polici
Burrë e grua përdhunojnë fqinjën. Afërdita Sula, me një sopatë në dorë, detyron të shoqin, Pëllumbin, që të bëjë seks në prani të saj, me dashnoren e tij 22-vjeçare. Viktima denoncon në komisariatin Nr. 3 dhunën e ushtruar nga bashkëshortët. Palët kanë pretendime të ndryshme lidhur me ngjarjen. Policia arreston përdhunuesit. Akuzohen për veprat e parashikuara nga nenet 102 dhe 22 të kodit penal.
Denoncimi
Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në policinë kriminale të komisariatit Nr. 3 ditën e shtunë. Një vajzë 22-vjeçare, kallëzon se atë ditë e kishin përdhunuar dy bashkëshortë. Habisë së inspektorëve të antikrimit, iu shtua dhe fakti që gruaja kërcënonte viktimën vazhdimisht gjatë aktit me një sëpatë në dorë. Burime zyrtare nga ky komisariat, bëjnë të ditur se sipas denoncueses, përdhunimi kishte ndodhur në shtëpinë e Pëllumb dhe Afërdita Sula. Ajo tregoi se dy të akuzuarit i kishte fqinjë dhe se shkonte mirë me ta. Ata banonin tek lagjia e quajtur Bregu i Lumit dhe protagonistët e historisë ishin me ngjyrë. "Afërdita më thirri nga porta e shtëpisë. Më kërkoi që të shkoja pak tek shtëpia e saj, pasi kishte një muhabet. Unë nuk e vura në dyshim fare dhe u nisa. Sapo hyra brenda, ajo mbylli derën me shul dhe përballë pashë burrin e saj, Pëllumbin. Unë i përshëndeta dhe qëndrova në këmbë. Ata mu afruan", rrëfen viktima. "Paskëtaj, ndërsa burri zbërthente zinxhirin e pantallonave, gruaja kishte marrë një sopatë në dorë. Në pak sekonda 22-vjeçarja kuptoi se kishte rënë pre e një përdhunimi kolektiv. Pa u shqetësuar nga ulërimat dhe përpjekjet e saj, 28-vjeçari e kishte përdhunuar, ndërsa e shoqja e kërcënonte me armë në kokë që të mos kundërshtonte". Duke iu referuar denoncimit, policia kriminale e komisariatit Nr. 3 ,vuri menjëherë në pranga 2 bashkëshortët përdhunues.
Dëshmia
"Ajo bën sikur nuk ka qejf të bëjë seks me burrin tim. Por, ju nuk duhet ta besoni. Unë me të vërtetë jam 9 vjet më e madhe në moshë se Pëllumbi, por ama nuk lejoj që gratë të ma ngacmojnë në sytë e mi. Ai është mashkull dhe mund të bëjë dashuri fshehtazi meje siç bëjnë të gjithë, por në familje ka ca rregulla që duhen zbatuar. E kam parë shumë herë atë plehrën që vjen dhe i fërkohet tim shoqi. Nuk ka arsye pse të vijë tek shtëpia ime dhe të bëjë dashuriçka në cepat e gardhit", nisi dëshminë e saj para oficerëve të policisë gjyqësore, Afërdita Sula. Të njëjtat burime nga komisariati Nr. 3 saktësojnë se e arrestuara ka rrëfyer historinë e dashurisë së viktimës me burrin e saj. Sipas gruas përdhunuese, bashkëshorti ia ka pohuar faktin se me 22-vjeçaren kishte lidhje dashurore prej disa kohësh. Ndaj, për 37-vjeçaren, nevojitej vetëm ta faktonte duke i parë në çaste intime me njëri-tjetrin. Afërdita Sula shton se pas aktit seksual, dashnorja e të shoqit është larguar e kënaqur nga shtëpia e tyre. Madje, çifti nuk e kupton arsyen që e ka shtyrë të renë të denoncojë në komisariat dhunën. E arrestuara shprehet se kërcënimi me sopatë ka qenë formal, pasi marrëdhëniet kanë qenë normale dhe të vullnetshme. "Ajo ka pandehur se po të më denonconte mua dhe të futem në burg, mund të marrë burrin tim. Ndaj thotë qe ne e përdhunuam", përfundon e prangosura, duke shtuar se kjo ditë nuk do të vijë asnjëherë.