Meta : Shqipëria në prag të pluralizmit të dytë politik
21/02/2005 "Pluralizmi i parë politik e mbylli ciklin e tij dhe bashkë me të edhe dy protagonistet kryesore PS dhe PD”
Kryetari LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi në Fier, tha se "Shqipëria me formimin e kësaj Lëvizjeje, është tashmë në prag të pluralizmit të dytë politik, i cili do të jetë pluralizmi i vërtetë, i cili do të jetë garantuesi real i demokracisë, i pavarësisë së institucioneve, i konkurencës në ekonominë e tregut, i cili do të jetë motorri i zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE. Pluralizmi i parë politik e mbylli ciklin e tij dhe jam i bindur se bashkë me të e mbyllën ciklin e tyre edhe dy protagonistët kryesorë të pluralizmit të parë: Partia Socialiste dhe njëkohësisht Partia Demokratike. Tashmë, me formimin e kësaj Lëvizje, politika do të detyrohet të kthehet tek njerëzit, do të detyrohet të kthehet tek qytetarët". Sipas Metës, formimi i LSI është mundësia më e madhe që ne të gjithë së bashku i kemi dhënë Shqipërisë, për t’u ndarë me tranzicionin e tejzgjatur të këtyre 15-vjetëve. "Shqiptarët votuan në qershor të vitit 2001 në mënyrë që ai ritëm dhe ajo dinamikë e punëve dhe e veprave konkrete të shkonte akoma më tej. Për fat të keq, të gjithë e dimë se tashmë mandati i dytë i Partisë Socialiste nisi me katarsisin dhe po përfundon me kazinotë", tha Meta. Sipas tij, edhe Berisha është shumë i vonuar për tu bërë edhe njëherë dhëndërr. "Ai thotë se, më falni se e dogja njëherë Shqipërinë, se nuk është ndonjë hata e madhe, por ma jepni dhe njëherë, dhe do përpiqem që të mos e djeg për herë të dytë. Prandaj mendoj se koha e Berishës ka përfunduar", tha kreu i LSI. Ndërsa deputeti i LSI, Dritan Prifti u shpreh në këtë takim se fajin për moszhvillimin e Fierit e kanë deputetët e saj, sepse nga 14 deputetë, pjesëtarë të grupit të katarsisit të Nanos, katër ishin nga Fieri dhe një nga Mallakastra, pra pesë deputetë të zonës. Ndërkohë që ky proces tregoi se ishte një mashtrim që ndali hovin e reformave të suksesshme që po bënte qeveria Meta. Këta deputetë i shkaktuan një dëm shumë të madh, jo vetëm Fierit, por gjithë Shqipërisë.